E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë, privatizohet 100% Albetrol

Privatizohen 100 përqind asetet e Albpetrol.Projektligji u kalua me debate dhe vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
 

Sipas zv.ministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, privatizimi i kompanisë do të realizohet nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar dhe pritet që ky proçes të ndikojë në rritjen e investimeve.

Ndërkohë opozita kërkoi që Albpetrol të mos privatizohet 100 përqind pasi sektori i hidrokarbureve në vend është mjaft i rëndësishëm.

Sipas Arben Malaj ky proçes ka tregues të mungesës së transparencës.
 

Pas miratimit në komision projektligji pritet të kalojë për miratim në parlament.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›