Londër, zhvlerësohet euroja ndaj dollarit amerikan
Monedha e përbashkët e 17 vendeve të Bashkimit Evropian, euro, ka shënuar sot rënie nën vlerën prej 1.31 dollarë amerikanë, për të parën herë që nga muaji janar i këtij viti.
Vlerësohet se kjo rënie është brrjedhojë e shqetësimeve të shumta për krizën e borxheve në eurozonë.
Aktualisht, euroja po shkëmbehet për 1.3057 dollarë amerikanë, që është niveli më i ulët prej 12 janarit të 2011-tës.
Në këto momente euroja u stabilizua në 1.3075 dollarë.