E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora në Jug, bllokohet aksi i Llogarasë

VLORE-Reshjet e dendura të borës të rëna në Jug gjatë natës kanë shkaktuar sot një situatë problematike në aksin Vlorë-Sarandë.

Raportohet se për rreth 4 km, aksi pranë Llogarasë është bllokuar tërësisht. Reshjet kanë vijuar dhe ditën e sotme, por më të imëta. Mjetet e pastrimit të ndërmarrjes rrugore rajonale ndodhen në zonë dhe po pastrojnë. Mendohet që pastrimi i borës të zgjasë përr rreth 2 orë. Vëshirësi në pastrim ka sjellë dhe akujt në rrugë për shkak të erës dhe ngricave gjatë natës.

Ndërkohë qytetarë të shumtë janë nisur drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë për të shijuar borën.
Automjete të shumta qëndrojnë në pritje të hapjes së rrugës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›