Komisioni i Integrimit, kryenegociatorja: Shqipëria ka bërë progres krahasuar me vendet e Ballkanit, më shumë punë në reformat jetike

Progres Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë, për vitin 2022 ka qenë pjesë e diskutimit në Komisionin e integrimit, ku kryenegociatorja Majlinda Dhuka bëri një prezantim të tij duke theksuar arritjet e Shqipërisë. Pas hapjes së negociatave, Shqipëria dhe BE nisën procesin screening, për të cilën Dhuka tha ndihmoi në fazën përgatitore të negociatave ku KE përmes drejtorive të ndryshme i shpjegon Shqipërisë direktivat. Më pas ky proces vijon me fazën e takimeve bilaterale, ku Shqipëria paraqet një pasqyrë të gjendjes së vendit përkundrejt detyrimeve që burojnë nga rekomandimet e BE.
Kryenegociatorja Dhuka tha se Shqipëria sipas raporti ka bërë progres edhe më shumë se vendet e rajonit, ndërsa shtoi se puna më e madhe duhet të fokusohet në reformat me rëndësi për vendin që do të përshpejtojnë integrimin.
‘Në lidhje me raportin e KE, është një dokument vlerësimi nga një ekip ekspertësh. Raporti shprehet se vendi ka bërë progres nga 32 deri në 33 kapitujt e negociatave si dhe në 3 kritere. Nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, vihet re se Shqipëria në shumicën e kapitujve performon më mirë dhe ka bërë progres krahasuar dhe me vendet e Ballkanit. Progres ka edhe në zbatimin e konsolidimin e Reformës në Drejtësi, por duhet më shumë bashkëpunim për reformat integruese”, tha Dhuka.
/rtsh.al/