Komisioni i Integrimit perplasje PD-PS

Deputeti socialist Bushati akuzoi mazhorancen se ka rritur klimen konfliktuale dhe se Parlamenti ka bere regres
Bregu kerkoi pjesemarrjen e opozites per reformat dhe ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar
Mazhoranca dhe opozita jane perplasur dje ne Komisionin e Integrimit duke akuzuar njera-tjetren si shkaktare te pengesave te ketij procesi. Gjate mbledhjes deputetet e majte akuzuan Bregun se po percjell ne menyre te njeanshme situaten politike tek nderkombetaret. Me konkretisht opozita eshte fokusuar tek plani kombetar per integrimin.
Opozita kerkoi pjesemarrjen ne procesin e pergatitjeve edhe te institucionit te Presidentit dhe te institucioneve te tjera te pavarura. Nga ana e saj Bregu fajesoi opoziten per neglizhence dhe per krijim te qellimshem te nje krize politike e cila po pengon integrimin e vendit.
I ashper ne qendrimin e tij ishte deputeti socialist Ditmir Bushati i cili akuzoi mazhorancen per klimen konfliktuale te krijuar ne Parlament. Sipas tij Parlamenti ka bere hapa prapa dhe nje pjese te pergjegjesise e ka kryeparlamentarja Topalli me abuzimin me detyren. Klima ne Parlament per menyren se si po funksionon eshte ne regres.
Nuk mund te fshihemi per sa i perket Parlamentit. Ka konstatime te renda per sa i perket Raportit Analitik dhe nuk ka asnje mase qe ta adresoje ne menyren se si funksionon me mire Parlamenti per kufizimin e abuzimit te kryetares se Kuvendit sic thote raporti. Nuk ka asnje mase per mbrojtjen e se drejtes se opozites nuk ka mase per buxhetin e jetes parlamentare sic ndodh ne cdo demokraci kushtetuese - theksoi Bushati.
Deputeti kerkoi pjesemarrjen e kreut te shtetit ne pergatitjen e ketij plani dhe ne procesin e integrimit si dhe te institucioneve te tjera te pavarura. Do te doja qe Presidenti te ishte pjese e ketij procesi. Kur them Presidenti them institucioni - tha Bushati.
Lidhur me kete shqetesim te ngritur nga opozita Ministrja Bregu tha se per te pergatitur kete dokument jane konsultuar dhe kane sjelle raportet e tyre te gjitha institucionet e pavarura.
Ministrja akuzoi opoziten se nepermjet mungeses se saj ka penguar proceset integruese duke bllokuar nje pjese te Kodeve dhe te ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar. Jeni opozite nuk keni nevoje tju ftoje njeri nuk keni nevoje qe ne tju bindim. Per ligjet me 3/5 duhet tua kerkoje patjeter qeveria qe te shpreheni. A patet ju ndonje propozim per Kodin Zgjedhor a pritem ne qe te vinin keto propozime
Sigurisht qe pritem. Le te shpresojme qe zoti Patozi dhe zoti Ruci te bien ne nje konsensus neser. A keni ju pergjegjesi per procesin e mbarevajtjes dhe zgjedhjet lokale Sigurisht qe keni pergjegjesi te cilat mire eshte qe ti ushtroni po vete sepse detyrimin tuaj e dini ju vete - tha Bregu.
Ndersa kryetarja e Komisionit Ermelinda Meksi tha se qeveria dhe mazhoranca e kane lene jashte opoziten gjate pergatitjes se ketij plani veprimi duke mos e ftuar dhe konsultuar per te dhene zyrtarisht versionin e saj lidhur me rekomandimet.
Ministrja nga ana e saj hodhi poshte kete akuze duke thene se qe nga 16 shkurti kur Ministria e Integrimit i ka derguar nje leter-kerkese Komisionit te Integrimit per te bashkepunuar deri sot Komisioni dhe kryetarja Meksi nuk i kane kthyer asnje pergjigje zyrtare per bashkepunim dhe monitorim te plan-veprimit.
Ermelinda Meksi
Kur flitet per Parlamentin ka subjektivizem aq sa ky dokument me shume tingellon si nje manifest politik se sa si nje dokument i pergatitur me pergjegjesi politike dhe profesionale.
Majlinda Bregu
Nuk jam therritur as jam pyetur per cfare kishim nevoje per kete plan. Aq me teper qe nuk e kuptoj pse kjo mazhorance dhe qeveria duhet tju kerkoje juve qe te shpreheni per votimin e ligjeve me 3/5 sepse detyrimi per votimin e ketyre ligjeve nga kodi ajror hekurudhor nga ligji per gjykaten administrative eshte edhe i juaji. Sic edhe thate detyrat tuaja ju i merrni vete.
Ditmir Bushati
Klima ne Parlament per menyren se si po funksionon eshte ne regres. Nuk mund te fshihemi per sa i perket Parlamentit. Ka konstatime negative per sa i perket Raportit Analitik dhe nuk ka asnje mase qe ta adresoje ne menyren se si funksionon me mire Parlamenti per kufizimin e abuzimit te kryetares se Kuvendit sic thote raporti.
Nuk ka asnje mase per mbrojtjen e se drejtes se opozites nuk ka mase per buxhetimin e jetes parlamentare sic ndodh ne cdo demokraci kushtetuese sipas aktivitetit te Parlamentit dhe sipas aktivitetit te deputeteve.
Ermelinda Meksi
Cili eshte dallimi qe ky plan veprimi ka nga plani Kombetar per Zbatimin e MSA sepse ne mbi 80 te tij ka perseritje mbi arritjet e vitit 2010 duke krijuar nje plan paralel. Kur flitet per Parlamentin ka shume subjektivizem saqe materiali duket si manifest politik dhe jo si nje dokument i pergatitur me pergjegjesi politike dhe profesionale.
Pse nuk eshte konsultuar Komisioni i Integrimit per pergjigjet qe jane dhene lidhur me 5 rekomandimet e para eshte pergjegjes Kuvendi ne radhe te pare dhe Komisioni i Integrimit. Nga ana tjeter ne material neve si Komision i Integrimit na vini detyra per monitorim keto detyra ne i marrim vete dhe i kemi funksionale. Por opinionet e dhena nuk jane te Kuvendit dhe per me teper nuk eshte marre fare mendimi i opozites per keto ceshtje.
Majlinda Bregu
Dhe njehere kam parasysh ate qe ju thate detyrat tuaja ju i merrni vete ka pak rendesi se kush ua kujton ate qe duhet te beni. Ju jeni pergjegjes per veprimet tuaja. Ne daten 17 dhjetor ju me keni nisur nje leter ku kerkoni informacion per disa nga pikat qe une kisha referuar ne komision. Materiali i plan-veprimit eshte derguar tek ju me 16 shkurt menjehere pasi eshte perkthyer ne te njejten dite qe eshte derguar ne Komisionin Europian.
Ne po ate dite ju kam derguar nje leter per dijeni edhe kryetares se Kuvendit ku ju ftoja sinqerisht qe te monitoronim te gjithe se bashku pra ne dhe Komisioni i Integrimit. Pra nga 16 shkurti deri sot une nuk kam asnje pergjigje zyrtare nga Komisioni i Integrimit qe ju te na begenisni per te monitoruar bashke me ne planin e veprimit. Nuk jam therritur as jam pyetur per cfare kishim nevoje per kete plan.
Anetaret e djathte te KQZ-se terhiqen duke pergatitur draftin per lirimin nga detyra te anetareve te pavarur
KQZ sot miraton komisioneret e majte
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet qe te miratoje sot disa prej komisionereve dhe sekretareve te majte te PS-se dhe PBDNJ-se dhe lirimin e komisionereve te tjere. Mbledhja eshte percaktuar per ne oren 1700 dhe KZ duhet te vendose shkarkimin e komisionereve zevendesues per ti hapur vend atyre te opozites.
Ne baze te Kodit Zgjedhor subjektet politike duhet te paraqisnin prane KQZ-se emrat per anetare te KZAZ-ve me date 24 janar te ketij viti por opozita e kushtezoi pjesemarrjen duke i paraqitur mazhorances disa kerkesa. KQZ i plotesoi nje pjese te vendeve te mbetura bosh me komisionere dhe sekretare te pavarur per te mundesuar vendimmarrjen ne KZAZ.
Tashme qe opozita ka dorezuar emrat KQZ po perpiqet te gjeje nje zgjidhje ligjore per ceshtjen. Ne keto kushte KQZ ka tre variante Shkarkimin e komisionereve zevendesues pa shkak shkarkimin e tyre me pretekstin se nuk kane kaluar testin e zotesise ose detyrimin e tyre qe te japin doreheqjen.