Shtrigat e qethura te Salemit

Dramen e Milerit mund ta shohesh si histori e pasionit vrases po aq si histori lufte e pushteteve qe para se te humbin territor marrin jete njerezish. Te marresh njerin kuptim dhe te lesh te tjetrin eshte nje kendveshtrim i pergjysmuar sic e pame ne regjine e Spiro Dunit.
Alegoria e fatit te njeriut ne Salem nuk i kalon kufijte e nje historie ne provincen amerikane te shtateqindes. Shfaqja premiere absolute ne Teatrin Kombetar eshte statike mbahet pa zhvillim nen nje ndricim te zbehte e te ftohte. Aktoret mund te jepnin me teper
Nje vallezim te rejash naten ne pyll ndjell nje furtune. Skena qe hap aktin e pare te Shtrigave te Salemit eshte ajo qe pershkruan Artur Mileri por pa uverturen e Moxartit qe ka perdor pa e goditur regjisori Spiro Duni.
Dramen mund ta shohesh si histori e pasionit vrases po aq si histori lufte e pushteteve qe para se te humbin territor marrin jete njerezish.
shte pasuri e vepres aliazhi i ketyre dy nivele te individit dhe te autoritetit ligjor e fetar. Brenda secilit nivel ka nje zhvendosje te thelle sepse individet dhe koha qe jetojne jane ne nje proces kthese.
Njeriu lufton per nje pavaresi jashte kishes nderkohe qe autoriteti ligjor nuk eshte gati ta thyeje vellazerimin me fene. Alegoria e Salemit i perket ketij niveli te ortodoksise dhe te shkeljes se drejtave te njeriut ne emer te se drejtes.
Paradoksi eshte i qarte. Shtrigat e Salemit eshte alegori e nje krimi qe nuk ndodh. Nese do te ndodhte do te permbyste ata qe drejtojne Salemin e shtateqindes apo Saleme te shekullit tone.
Per keto kapercime te kufijve veprat i quajne kryevepra dhe pretendimi per ti sjelle ne skene ben ndonjehere qe te mos merresh me vepren por me sugjestionin nga kryevepra.
Afishja e shfaqjes ne Teatrin Kombetar paraqet nje burre ne mes dy portreteve femerore. Ajo sugjeron nje histori pasioni dhe jo thjesht pasioni.
Abigel Uiliams ne rol Elia Zaharia eshte furtuna qe nisi ne pyll. shte personazh i jashtezakonshem Abigela 17-vjecare. Bota e saj nuk ka nje gram realitet. Ajo boten jashte e modifikon sipas endrrave te saj te tmerrit. Urrej dhe dashuroj eshte ky personazh.
Nuk urren nga xhelozia as nga zilia e mospasjes. Urrejtja eshte me e forte se ajo. E shkuara e saj projekton te tashmen e saj. Kjo vajze tregon pse i njeh mire forcat e mbinatyrshme.
Sepse nuk do kishin tjeter emer ato forca qe i moren prindet I kam pare me sy indianet kur ja shtypen kokat prinderve te mi dhe ishim ne te njejtin jastek kam pare edhe gjera te keqija qe behen naten ju bej te luteni qe dielli te mos perendoje kurre
Abigela eshte pa fe. Zaharia i jep personazhit vetem volum zeri. Plastiken e ka te ngrire. Ne thelb ajo vajze ka shtirjen mashtrimin madheshtor se ekzistojne shpirtrat si shpallje e djallit. Personazhi i Elias shkon ne renie vazhdimisht. Edhe kur seshte e pranishme dhe perflitet madje ndihmon ne relievin e personazheve te Xhon dhe Elizabeta Propktor ajo vertet mungon.
Personazhe si i saji ne mungese do duhej te linin hijen e tyre.
Regjisori Duni ka retushuar edhe hijet e personazheve te tjere te njerezve qe jetojne ne nje vend te vogel te shtypur nga mbreterite e qiellit dhe te tokes te ngaterruar si fijet e merimanges. Njefare rrjete te asi foleje i ngjan catia e shtepise se priftit te famullise Perris ne rol Neritan Licaj.
shte qethur edhe figura e Perrisit nje i korruptuar qe u ka rene ne sy vec disave Xhon Proktorit dhe Bill Korejt.
Regjisori i nxjerr si perplasje prej inateve personale si qendrime pa shkak te Proktorit dhe pjeses tjeter qe duan dhe besojne me zemer te kisha. Origjina e ketyre konflikte eshte ceshtje e humbjes se pushteteve e autoriteteve. Sherre per toka per taksa padi te rreme.
Percarja e besimtareve eshte nje revolucion qe po ndodh. Nuk jane me te verber ndaj pushtetit te kishes as edhe ndaj ligjit. Shteti dhe kisha jane nje ajo ane e shtetit dhe ajo ane e kishes qe kerkon te denoje nepermjet njeriut veset e padenueshme po edhe vullnetin e lire.
Regjisori ka bere pak heqje nga teksti i plote i drames ka shmangur ndonje personazh te dores se dyte apo ka shkrire dy ne nje pa e demtuar ansamblin. Ka hequr fjale kyce nga fjalori i personazheve qe pa retorike perfaqesojne nje simbolike te caktuar.
Fermeri Xhon Proktor jeton si nje gjysme i krishtere ne mos me pak.
shte sycelet nuhat qelbin e autoritetit apo te komplotit fjale qe mbajne peshen kuptimore te vepres.Ai ben nje rezistence te admirueshme ndaj diktatures ligjore vendimeve qe merren per krime te padukshme.
Shfaq nje vetedije te shkathet sepse ka mbajtur larg ndikimin te ai te turmes. Ai perfshihet ne nje proces reflektimi. shte fermer jo ne nje konflikt banal klasash shoqerore po ne nje lufte shpirterore.
Antikrishti i Xhon Proktorit nuk eshte nje njeri qe ngrihet kunder kishes eshte nje njeri qe mendon per nje pavaresi te pakontrolluar nga syte e Zotit dhe te njerezve qe flasin ne emer te tij. Ai punon token te dielen sepse ka nevoje te prodhoje.
shte joshur nga nje vajze e re dhe e ka rrefyer tradhtine bashkeshortore. Ai nuk lakmon pronen e tjetrit dhe as e duron lakmine e njerezve te Zotit.
Nuk eshte i verber ndaj ligjit dhe as ndaj krimeve si shtrigania. Nese ky eshte antikrishti atehere bota jone gjen tek ai strukturen e fytyres se vet. Zbulimi i tij eshte ky Paqe. Kjo eshte thjesht providence asgje nuk ndryshon ne po ato jemi ata qe ishim dje vetem se sot jemi lakuriq. Tamam lakuriq Edhe era era e ngrire e Zotit le te fryje
Proktori i Timo Fllokos paraqitet me pak i gdhendur me shume i dhunshem se cdo duhej. Dyshime ngjall me pak. Pse duhet te paraqitet si hero ne finale aktori e merr lakun e dhe hedh vete ne qafe. Dhe per dreq ti varesh nje kamxhik ne brez Ai di te jete poet pa qene nevoja te paraqitet si lopari dhe fermeri qe frymezohet fushave me lule e jargavane.
Elizabeta Proktor eshte besimtare me bindje jo relike e urdheresave te Ungjillit. Ftohtesia e saj eshte e natyrshme por regjisori e ka mbajtur Eva Alikajn ne ftohtesi te panatyrshme. Personazhi eshte viktime e mekatit qe vuan po aq sa i shoqi qe ka mekatuar. Trupi i saj do duhej te epej per te treguar sado pak se goja nuk arrin te nxjerre ate qe zemra do te donte.
Nuk ka tingellim me te kuptimplote fjala grua se te Mileri. Si ne kete rast fjala grua ne goje te Proktorit ndersa ajo zbret shkallet me gjithe shpuren e ndjenjave qe njeh dhe nuk njeh. Kujtojme Yllka Mujon te Pamje nga ura tek i flet Edi Karbones se ka nevoje ta shohe si grua.
Elizabeta ben nje zbulim mendor dhe shpirteror Nuk kam pare kurre miresi si kjo ne gjithe boten thote ajo ndersa Xhon Proktor shkon ne litar.
Fustani gri akull qe ka veshur Alikajn eshte i parakohshem i nxituar. Personazhi ka nje perspektive megjithese duket me hov te prere i vetepermbajtur.
fare do te thote qe karakteri eshte i vetepermbajtur Do te thote qe ta beje spektatorin te shohe ate qe ndodh ne shpirt qe nuk duket po as thuhet. Vetepermbajtja shkakton tension kur personazhet projektojne te njeri-tjetri tronditjet shpirterore. Nuk ndodh ky reaksion mes Fllokos dhe Alikajt.
Aktoret protagoniste mund te jepnin shume me teper.
Fytyra e ligjit e qeverise eshte konceptuar me nje trup gjykues qe shpesh rezulton karikature. Fatos Sela ne rolin e zevendesguvernatorit Danforth eshte babaxhani qe ka mbushur burgjet plot qe pohon me sy te zgurdulluar se eshte i zoti te var kaq e aq njerez.
Ky personazh e zvarrit pa shprese shfaqjen qe eshte futur tashme ne nje rrjedhe statike me te vetmen kolone zanore nga Bethoveen. Po edhe me skenografine dhe kostumet. Duken kush e kush te beje me perpara kamuflazhin e personazheve nen nje ndricim te zbehte e te ftohte.
Alegoria e fatit te njeriut ne Salem nuk i kalon kufijte e nje historie ne provincen amerikane te shtateqindes. Dhe ky eshte nje kendveshtrim i pergjysmuar i regjisorit Spiro Duni.
Pse Shtrigat e Salemit Pse tani
Qysh se u shkrua drama u lexua si nje simbol kunder mekartizmit kunder fobise ndaj komunizmit. Me kohen fitoi status me te qendrueshem se nje veper qe i pergjigjet emergjencave te bashkekohesise. E me gjithe dramaturgjine solide gjuhen e qarte ne shqipe perkthim i Rudi Erebares kjo veper ne skenen e Teatrit Kombetar i ngjan atij njeriut qe del nga rreshti dhe vjen ne vijen e frontit vetem pse e kane thirrur.