E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e qeverise debate ne Kuvend

Ratifikimi i tre marreveshjeve kreditimi te miratuara disa jave me pare nga qeveria shqiptare me qellim investimin ne disa ujesjelles ka risjelle ne qender te vemendjes debatin per nivelin e borxhit publik te vendit ne Kuvend.


Deputetet e Komisionit te Ekonomise shfrytezuan pranine e drejtorit te Borxhit ne Ministrine e Financave Resmi Hibraj per ta pyetur ne lidhje me ecurine e treguesve te borxhit. Deputeti socialist Ervin Koci theksoi faktin se nese qeveria vijon te marre kredi nuk do te mund te arrije qellimin per uljen e nivelit te borxhit publik deri ne 54 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne fund te vitit 2013.


Te gjitha keto kredi qe ju thoni qe i sherbejne vertet qytetareve apo komunitetit ne duhet te dime sa sherbejne per te ruajtur nivelin e borxhit publik te cilin ju keni parashikuar ta ulni ne 54 deri ne vitin 2013 - tha ai.


Nga ana tjeter Hibraj tha se jo domosdoshmerisht marrja e kredive ndikon ne rendimin e borxhit. Duhet te sqarojme qe nenshkrimi i ketyre kredive nuk do te thote rendim i borxhit. Ne projektin tone te borxhit eshte parashikuar ngarkesa qe do te vije nga kredite tregtare dhe ne mendojme qe do te ruajme nivelet qe kemi parashikuar. Dmth deri ne vitin 2013 do te arrijme ate nivel te planifikuar - tha ai


Me pas pjese diskutimeve u be edhe ish-zevendes ministri i Financave Sherefedin Shehu i cili nder te tjera nenvizoi se kredite qe merren me qellim financimin e investimeve ne infrastrukture e kthejne investimin mbrapsht. Mund te linde ndonje shqetesim sa i perket faktit qe ketu po merret hua. Por dua te them qe keto jane projekte qe shlyejne veten dhe krijojne garanci qe ul barren e borxhit ne vitin e ardhshem. Nuk ka asnje shqetesim miratimi i ketyre projekteve per borxhin - tha Shehu.


Kuvendi ratifikoi dje tre kredi te marra nga qeveria shqiptare me vlere disa milione euro me qellim permiresimin e ujesjellesit ne Berat e Kucove ndersa nje pjese tjeter e fondeve do te perdoren per investime ne projekte per mbrojtjen sociale.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›