Komisioni i Ligjeve debat PD-PS per Kodin Rrugor
Nis në Komisionin e Ligjeve shqyrtimi i drafteve që kërkon shumicë të cilësuar votash. Kjo do jetë dhe prova e parë e funksionimit të marrëveshjes së arritur një ditë më parë mes PD-së dhe PS-së.
Mazhoranca në këtë komision nuk ka pranuar një propozim të PS, sipas të cilës shqyrtimi i ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në parlament të kalojnë sipas një procedure të vetme. Njëri prej tyre ishte edhe pr/ligji për kodin rrugor.
Kreu i këtij Komisioni, Ilir Rusmajli deklaroi se ky projektligj për ndryshimin në kodin rrugor. Rusmali tha se ky projektligj i miratuar me votë unanime më herët. Deputeti i majtë, Fatmir Xhafa tha se shqyrtimi i kodeve, është i nxituar. Ai tha t’i mbledhim 3 ndryshimet e Kodit Rrugor në një.
Deputeti socialist Fatmir Xhafa, kërkoi që për këto projektligje të ketë një relator nga të dyja palët. Por për kreun e komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli, kërkesa për relator nuk është proceduriale .“Të caktohet një relator seance por jo relator për projektin”,- është shprehur Rusmajli, duke kërkuar më mirë shtyrjen për shqyrtimin e draftit se sa ndryshimin e procedurave.
Ndërkaq Komisioni i Ligjeve, ka vendosur që shqyrtimi i Kodit Rrugor të vijojë të hënën.