E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Marreveshja per paketen e ligjeve me 3/5 hap pozitiv

 Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e ka cilësuar si hap pozitiv marrëveshjen e arritur dje mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe për paketën e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave.

Rama theksoi se arritja e konsensusit për tre nga 10 pikat e paktit të opozitës është një hap pozitiv ndërsa tashmë duhet të fillojë zbatimi i tyre.

"Tashmë duhet kryer reformë zgjedhore deri në fund të marsit me një proces transparent dhe të hapur, duhet të kryhet reforma parlamentare brenda katër muajsh, me qëllim kthimin e Kuvendit në një institucion me standarde evropiane dhe gjithashtu duhet të kryhet reforma shtetndërtuese përmes ligjeve që kërkojnë 3/5, ku Partia Socialiste do të japë të gjithë kontributin e saj" ka theksuar Rama.

Gjithashtu Rama propozoi ngritjen e një komisioni ad-hoc, për shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit.

Duke iu referuar krizës, Rama tha se duhet të ngrihen muret mbrojtëse ndaj krizës

“Jemi gati të japim konsensus nëse pranohet propozimi. Kemi nisur punën për një paketë propozimesh për buxhetin”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›