E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti/ Berisha Opozita me se fundi po i kthehet realitetit politik

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Konferencën e Kryetarëve për nisjen e reformave të rëndësishme që kërkohen për rrugën integruese të vendit, atë zgjedhore, parlamentare dhe konsensusin për ligjet me shumicë të cilësuar.

Deklarata është bërë gjatë takimit që Berisha zhvilloi me zëvendëspresidentin e Parlamentit të Norvegjisë, Per-Kristian Foss, në kuadër të vizitës së tij në këtë vend.

Pasi e falënderoi zotin Per-Kristian Foss për pritjen, Kryeministri theksoi se Parlamenti ka një rëndësi themelore në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe se vizita e tij kish si qëllim çuarjen më tej të marrëdhënieve bilaterale. Kryeministri i çmoi shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe shprehu falënderimet për mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Pas një bllokimi dyvjeçar të reformave kyçe, opozita më së fundi po i kthehej realitetit politik dhe shprehu shpresën se një kurs i tillë politik do të vazhdojë në interesin më të mirë të vendit. Ai siguroi bashkëbiseduesin se integrimi europian është projekti më i rëndësishëm i qeverisë së tij dhe se ky projekt bazohej vetëm në merita dhe reforma.
Gjithashtu në takim u fol për mundësinë për investime dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, ku përveç sektorit energjetik u tërhoq vëmendja tek turizmi dhe teknologjia e informacionit”, tha kreu i Qeverisë.

Në përfundim të takimit, zoti Per-Kristian Foss e shoqëroi Kryeministrin në një vizitë në ambientet e Parlamentit dhe në sallën e seancave plenare të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›