E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve mbyll punimet për këtë legjislaturë

TIRANE - Komisioni i Ligjeve mbyll punimet për këtë legjislaturë. Në mbledhjen e fundit, kryetari demokrat i komisionit, Ilir Rusmajli, pasi bëri një bilanc të punës 4-vjeçare, u ndal specifikisht tek 3 ligjet e integrimit.

Sipas Rusmajlit, anëtarët e këtij komisioni, të mazhorancës dhe opozitës, kanë plotësuar kushtin e Brukselit, duke i votuar këto 3 ligje.

“Ky komision, 3 ligjet i ka miratuar. Ky komision rregulloren e ka miratuar se ka pasur sekretarin e komisionit që e ka hartuar. E kemi të gjithë luksin të dalim bashkarisht të gjithë pozitë-opozitë ballëhapur para shqiptarëve se obligimet madhore politike ne si komision i kemi realizuar. Ky komision nuk do të ishte ky që është sot nëse nuk do të kishte kontributin e padiskutueshëm dhe shumë të çmuar të nënkryetarit, zotit Xhafaj, nuk është këtu por vlerësimet e meriton.” – u shpreh Rusmajli.

Një falënderim të veçantë Rusmajli i bëri anëtares së këtij komisioni Shega Ligorit, e cila nuk do të jetë më në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›