Komisioni i Ligjeve, miratohen ndryshimet në Kodin Penal për terrorizmin

Mazhoranca është tërhequr nga kërkesa e saj per ti konsideruar protestat e dhunshme si akte terroriste. Të djathtët kanë rënë dakord të tërheqin nga paragrafi i nenit 230 që përcaktonte si akt terrorist çdo vepër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve që nuk marrin pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur.
Kjo pikë ndezi diskutime në komisionin e ligjeve edhe një ditë më pare, pasi opozita e mazhoranca u përplasën në debatin nëse veprimet e Gardës në 21 janar ishin apo jo veprime terroriste.
Por puna e komisionit nisi me debate të nxehta për shkak të vonesës së opozitës në mbledhje. Socialistët u paraqitën rreth 30 minuta me vonesë, dhe pas replikave mes palëve kreu i komisionit, Ilir RusmajIi, shtyu mbledhjen. Kjo i kushtoi edhe gati 1 orë tjetër vonesë komisionit.