Afganistan, Aleksandër Peçi jashtë rrezikut për jetën

Komando Aleksandër Peçi
Nëntetar, Aleksandër Peci është jashtë rrezikut për jetën. Ky është informacioni më i fundit i përcjell nga Ministria e Mbrojtjes. Ky dikaster njofton se Peci po merr trajtim në spitalin e SHBA-së në Kabul, spital i cili është i specializuar për ndërhyrje të vështira. Nga operacioni i fundit ka rezultuar se tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën.
Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë. Operacioni ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Në njoftimin e saj gjithashtu thuhet se pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.
Bashkia e Kamzës shpall Qytetar Nderi komandon Aleksandër Peçi
Bashkia e Kamzës ka vendosur të shpallë qytetar nderi komandon që u plagos rëndë në Afganistan një ditë më parë, Aleksandër Peçi.
Ndërsa nëntetari Peçi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e bazës ajrore në Kandahar, Këshilli Bashkiak i Kamzës i ka dhënë atij titullin Qytetar Nderi me motivacionin për aktin e tij patriotik, trimërinë dhe kurajon për mbajtjen lart të flamurit të kombit dhe për kontributin e dhënë në misionin e kontigjentit paqëruajtës Eagle 4.
Gjithashtu, mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Kamzës është miratuar edhe një ndihmë prej 1 milion lekësh për familjen e Peçit.
Sulmi në Afganistan, nëntetar Peçi pritet të dërgohet në Gjermani
Vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e nëntetarit Aleksandër Peçi, i plagosur ditën e djeshme në Kandahar, gjatë një sulmi të papritur ndaj njësisë amerikano shqiptare.
Sipas informacioneve që vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili i referohet raportit të dhënë nga përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF në Afganistan, ushtaraku i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurigjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan dhe pritet të dërgohet në Gjermani, për një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, mjekët shprehen se Peçi ka shpresa për të mbijetuar, ndërsa gjendja mbetet e rëndë por stabël.
***
Një ushtar shqiptar ka humbur jetën në Afganistan gjatë ditës së djeshme. Lajmi i cili u bë i ditur fillimisht nga BNO News u konfirmua më pas nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Mësohet se i vrarë ka mbetur Feti Vogli, ndërsa Aleksandër Peçi është plagosur rëndë. Të dy ushtarët ishin dërguar në misionin shqiptar në Herat, pjesë e koalicionit të NATO-s.
Vogli 31 vjeç është banor i fshatit Shpat, Tiranë. Fillimisht Aleksandër Peçi u deklarua i vdekur. Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i Kontigjentit Eagle 4 në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, konfirmohet se Aleksandër Peçi, i cili u raportua se kishte humbur jetën, është në gjendje të rëndë.
Trupat shqiptare në Afganistan janë pjesë e koalicionit nën emrin e komandës Eagle.
*******
TURP KOMBËTAR: U MARRIN 7 MIJË $ USHTARËVE QË SHKOJNË NË AFGANISTAN DHE IRAK