Sekui per statusin Do ta jap pergjigjen time me 10 tetor
“Do ta jap përgjigjen time më 10 tetor”. Kështu ka deklaruar ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui në prag të progres raportit për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Deklarata e ambasadorit u bë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama në selinë rozë përgjigjen për të cilen e përkufizoi: “ Për festa gjyshja ime përgatiste ëmbëlsira dhe i vendoste në një çorap dhe unë gjithmonë ditën e festës doja të dija cilat lloje ëmbëlsirash do të kisha dhe nuk flija fare gjithë natën se doja të kontrolloja se çfarë kishte në çorap, po gjyshja ime e nxirrte gjithmonë 5 minuta para se të zgjohehesha unë”- dha Sekui përgjigjen nëse është në dijeni të marrjes ose jo të statusit kandidat të Shqipërisë, duke thënë se “unë do tua jap përgjigjen time në 10 tetor”, ndërkohë që informoi se konferenca për progres raportin do të zhvillohet në këtë datë në orën 19:30.
I pyetur për publikimin e një pjesë të raportit të agjencisë italiane Ansa, ku citohej se Shqipëria do ta marrë statusin kandidat, Sekui tha se nuk e ka zakon të bëjë komente nga agjencitë e lajmeve të tjera.
Ndërkaq i pyetur për takimin me kreun e PS-së Sekui deklaroi se u diskutuan çështjet kryesore që kanë të bëjnë me integrimin.
“Ai më informoi edhe për çështjen e qarkut të Fierit, e vetmja që mund të them është që një zgjidhje do të gjendet”- tha ai, ndërsa i pyetur për ligjin e Gjykatës së Lartë, Sekui u shpreh se duhet të pyesni opozitën se çfarë synimesh ka.
Gjithashtu ambasadori i BE-së informoi se nesër do publikohet një bisedë e tij dhe e Ismail Kadaresë për çështjet e integrimit.