E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton me konsensus ngritjen e Gjykatës Administrative, përfundon saga 4 vjeçare

26-04-2012 / Gazeta 55

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar me konsensus të palëve në tërësi projektligjin për Gjykatën Administrative. Anëtarët e komisionit kanë rënë dakord që në shkallë vendi të jenë 6 Gjykata Rrethi Administrative, duke marrë si formë organizimi atë të Gjykatave të Apelit.
“Gjykatat e shkallës së parë do të jenë në 6 gjykata, do ketë një Gjykatë Apeli dhe Kolegji i lartë. Përveç 6 gjykatave për të qenë sa më afër eksesit të publikut në raste të veçanta mundet që një pjesë e proceseve gjyqësore të zhvillohet në godinat ekzistuese. Kolegji Administrativ do të jetë i posaçëm, me një trupë të specializuar në këtë fushë dhe duhet të gjykojnë vetëm çështje administrative”, bëri me dije, deputeti i PS-së, njëkohësisht relator për këtë ligj, Armando Subashi. 
Ndërkohë që, Subashi tha se beson se ky projektligj do të miratohet edhe në parlament. Gjithashtu, Gjykatat Administrative e shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të Gjykatave të Apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pas miratimit në parlament do të fillojë edhe ngritja e strukturave të kësaj gjykate.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›