Kuvendi i jep një tjetër afat komisionit të reformës zgjedhore

Ligjvënësit votojnë me 119 vota “pro” shtyrjen e afatit të komisionit deri më 15 maj
Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Me 119 votat e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës u vendos që ky komision të vijojë punën deri më datë 15 maj. Gjatë kësaj periudhe komisioni i reformës zgjedhore do të përqendrohet edhe në kërkesat e partive të vogla politike, ku paqësore mbetet korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor. kërkesa këto që gjetën mbështetjen e krerëve të dy partive më të mëdha, kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama.
Deri më tani, komisioni i posaçëm parlamentar i reformës zgjedhore ka përfunduar gjashtë nga dhjetë kapitujt, e planit të plotë i punës.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë përqendruar në rekomandimet e ofruara nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve politike të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011.