E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton ndarjen e mandateve sipas vitit 2009

Me votat e mazhorancës, Komisioni i Ligjeve aprovoi shpërndarjen e mandateve njësoj si në vitin 2009.

Nuk i shërbeu askujt seanca dëgjimore me kryetarin dhe nënkryetarin e KQZ, as rrahja e përsëritur e qendrimeve se kush duhet të vendosë ndarjen e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013

Të dy palët ruajtën qëndrimet e tyre. Shumica vendosi.

Socialistët që bllokuan vendimmarrëjen se dyshonin në shifrat e ministrisë së Brendshme u deklaruan të tërhequr. Donin të kthenin gjithçka në pikën fillestare, me gjasa për të votuar shpërndarjen e mandateve sipas lëvizjeve të fundit demografike.

Por nuk bindën as Biba e as Gjiknuri. Kuvendi në seancë ka fjalën e fundit për të bërë një ndarje mandatesh me shumicë të thjeshtë votash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›