E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton në parim nismën e PS-së

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parin nismën e PS-së, e cila do të diskutohet gjatë ditës së martë nen për nen.

Miratimi i kësaj nisme ka ardhur pas disa orësh debate midis deputetët të maxhorancës dhe atyre të opozitës. Socialisti Fatmir Xhafaj tha se kërkesa për çeljen e kutive nuk shkel Kushtetutën, duke shprehur kështu se nismat e PS-së, nuk shkelin ligjet e shtetit. "Zvarritja e çështjes është me pasoja dhe nuk i shërben zgjidhjes së krizës. Ne jemi të hapur për negociata politike dhe juridike", tha Xhafaj.

Deklaratat e Xhafajt është pasuar nga ajo e kreut të komisionit të Ligjeve, demokratit Ilir Rusmajli, i cili deklaroi se Rama i kishte menaxhuar vetë zgjedhjet dhe se me këtë kërkesë tenton të marrë kompetencat e prokurorisë. “Jemi për zgjidhjet dhe për këtë arsye do të gjejmë kompromis. Zgjidhjen e gjejmë tek Kushtetuta. Për zgjidhja e krizës gjendet tek ligjit”, theksoi Rusmajli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›