E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni i Përbashkët Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe, Manja: Bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbot morën pjesë sot në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.

Teksa i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri, Manja u shpreh se, bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët.

Në takim u bisedua për fusha si transferimi i të dënuarve, investimet në sistemin penitenciar dhe rritja e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar, theksoi Manja.

1 nga 10

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›