E Diel, 1 Nëntor 2026

Gurumja

28-09-2010 / Nga Qemal Sakajeva

Si do te perkujtohej ne dyvjetorin e ngjarjes guximi i shqiptareve per pastrimin e kryesheshit nga Simboli i Diktatures Te jepeshin vetem pamjet filmike te 20 shkurtit 1991 apo te pergatitej dicka tjeter
Ndoshta arkivat vetjake te operatoreve te Televizionit Shqiptar ne kohen e shthurjes duhet te ruanin filmime te panjohura. Ne kohen e kaosit kur nuk kerkohej llogari cfare benin kamerat dhe operatoret te gjitha filmimet a qene futur ne arkivin e Televizionit Apo ishin ruajtur privatisht per tu sherbyer te nesermen e fitores Apo do te viheshin ne treg per te nxjerre fitime Apo ndryheshin diku sepse binin ndesh me prirjet politike
Shume nga ato - filmo dhe ruaj - nuk rridhnin per ne arkivin e Televizionit por kah arkivat e shtepive. Ka ndodhur qe filmime me vlera te spikatura kaseta master meme te kene pasuruar arkivin vetjak ndersa kopja edhe mund te jete futur ne arkivin e Televizionit Shqiptar.
Atehere kur po flitej se cfare te rejash te tjera do te jepeshin nga zemerimi i popullit kunder Diktatures operatori Stefan Gajo ofroi nje kasete. Duke e pare pergjithshem ne monitor fillimisht shquheshin femije ne kulm te Piramides hipur guximshem mu ne maje te majes dhe prej andej zhagiteshin teposhte mbi lemimin e pllakave te mermerit qe sic thuhej gjate ndertimit qene sjelle nga Kreta. Ne hyrjen kryesore te asaj ndertese e projektuar me keshillime politike per monument politik te cilen poeti rus Evgenij Jevtushenko gjate vizites ne Shqiperi ate bashke me Operen Lirike te Sidnej ne Australi per nga forma arkitektonike i ka cilesuar si dy me te vecantat e botes ne monitor u shfaq nje burre i beshem i fuqishem me mjekerr te zeze te dendur dhe varre te rende shtrenguar ne panxhat e medha. Ne qender te Piramides ne hollin e saj modern nen nje ndricim luksoz si mumja e Faraonit Tati te Egjiptit rrethuar me lloj-lloj sendesh jetesore rrinte pa levizur mumja skulpture graniti e Diktatorit. Ai njeriu me varre me duar te medha e krahe te forte i avitej ngadale Faraonit granit sic thuhej te sjelle enkas nga Suedia. Cdo hap perpara e hidhte shoqeruar me nga nje shpoti. Ai mendonte se kjo nuk perbente tepri sjelljeje ngaqe Diktatori ishte tallur tragjikisht me te gjithe nje popull dhe per gjysme shekulli. Ashtu qe nuk ishte ndonje mekat per njeriun qe perpara se te godiste e dinte se kamera po e perjetesonte. Ndoshta deri atehere ai nuk kishte mundur te lexonte Biblen por ajo qe po ndodhte ishte vertetim i thenies se librit te shenjte qe Diktatori kishte urdheruar qe ne gjalljen e vet per ta djegur Mos gjykoni qe te mos gjykoheni Sepse me cfare gjykimi te gjykoni me ate do te gjykoheni E me ate mase qe matni me ate edhe juve do tu matet Bibla botim i Drita - Ferizaj f.1391 viti 1994. Dhe kur u qas sac duhet hukati e peshtyu pellembet e veta si gurthyesit ne gurore. Nxori firome te zeshme. Hukati shuplakat e duarve. Dhe pastaj solli me varre. Mumja ra copash me krisma te thata neper pllakat e mermerta te dyshemese. Sendet e shumta te Diktatorit qene hequr me vakt dhe radha i kishte ardhur te zot per tu nxjerre jashte e zbrazur Piramiden pergjithmone qe aty e pastaj te kumbonte muzike si pershembull Simfonia e 9-te e Bethoven. Kati i poshtem domethene gjysme i nendheshem u kthye ne disko
Piramida u clirua. Sheshi ishte pastruar. Mbetej per tu bere me e veshtira te shperlahej mendja e shqiptareve nga menyra komuniste e te menduarit. Lehtesia e rrejshme e shembjes se shpejte a mos ishte gracke e njemendte per demokracine e vene nga Diktatura ne ikje per tu kthyer pastaj dhunshem me nomenklaturen e saj Ai emision tigelloi dykahjesh. Demokratet e lexuan si fitore perfundimtare mbi Diktaturen. Enveristet si te drejte per revansh. Me nje guxim tipik te se majtes gazetari i Informacionit T.T. ne nje mbledhje ne drejtori ne zemerim e siper paratha ate qe te pakten ne ate kohe kurrkush nuk do ta besonte -Do te vije shpejt prape koha jone.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›