Komisioni i Venecias: Demokracia? Shqipëria në rrugë të gabuar
TIRANE- “Në Shqipëri, ligji elektoral interpretohet sipas interesave të palëve, ndërsa organizmat jopolitikë si KQZ janë të ndikuar nga politika”. Kështu deklaron presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, në një intervistë ekskluzive të botuar sot në “Gazeta Shqiptare.”
Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, ky komision pritet të japë një opinion lidhur me zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri.
Opinioni pritet të jepet në muajin dhjetor, ndërsa javën e ardhshme ekspertët e tij do të mbërrijnë në Tiranë për të analizuar legjislacionin zgjedhor dhe problemet e evidentuara nga praktikat elektorale në vend.
“Demokracia shqiptare nuk është ende e maturuar, ndërsa krizat dhe ngërçi i fundit politik tregon se vendi nuk është në drejtimin e duhur”, thekson Buquicchio në intervistën e gazetares Elira Çanga.
(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera KiE rezolutë për Shqipërinë: Politika të tregojë maturi