Tragjedi në Adriatik, përplasen një traget dhe një anije
Një aksident i rëndë është shënuar në mesnatë në ujërat ndërkombëtare ku një traget 196 pasagjerë në bord është përplasur me një anije tregtare, duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit.
Mësohet se trageti i linjës Durrës - Bari "Ankara" i cili ishte nisur nga Durrësi drejt Barit është përplasur me anijen tregtare malteze “Reina1” me ekuipazh turk e cila ishte nisur nga Rusia drejt Malit të Zi dhe për pasojë kjo e fundit është mbytur menjëherë pas përplasjes.
Mësohet se 2 pjesëtarë të ekupipazhit kanë arritur të shpëtonin ndërsa 8 marinarë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë kapiteni dhe zv.kapiteni i anijes dhe përkatësisht shtetasit Ahmet Seiçid 51 vjeç dhe Ahmed Bau 38 vjeç ndërsa mësohet se po vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit, për 8 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.
Mësohet se asnjë nga 196 pasagjerët e trageti nuk është dëmtuar por ai ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën paraprake. Vetëm rreth orës 11:30 trageti “Ankara” është nisur drejt Barit pasi i janë bërë edhe verifikimet teknike.
Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës i cili drejtohet nga prefekti Genc Alizoti. "Po ndjekim hap pas hapi situatën. Forcat e shpërtimit ndodhen në vendngjarje dhe gjithashtu edhe spitali i Durrësit është në gadishmëri. Jemi duke e menaxhuar situatën” ka theksuar prefekti Alizoti në një prononcim për “Ora News”.
Ndërsa drejtori i kufirit dhe dhe migracionit Sajmir Boshnjaku ka deklaruar për “Ora News” se forcat e shpërtimit po bashkëpunojnë me Guardia di Finanza për të gjetur trupat e 5 marinarëve të tjerë.
Ndërkohë po vijojnë operacionet e shpëtimit nga ajri për të bërë të mundur gjetjen e trupave të 8 personave të zhdukur ndërsa mësohet se konsulli turk është takuar sot edhe me prefektin e Durrësit Genc Alizoti ku është informuar për ngjarjen.