Përplasja në Adriatik, "Ora News" dha e para lajmin
Televizioni “Ora News” dha lajmin e parë të përplasjes në det të hapur. Ka qënë një mesazh në emisionin “Start” që dha sinjalin për aksidentin, rreth 30 minuta pas ngjarjes.
Gjithë ngjarja u bë publike nga një pasagjer i tragetit “Ankara” i linjës Durrës-Bari, i cili fillimisht njoftoi bashkëshorten e tij me telefon për përplasjen dhe kjo e fundit nisi një mesazh në RTV “Ora News”.
Pasagjeri Astrit Pengili ka telefonuar në shtëpi për ti siguruar që ai ishte shëndosh e mirë por nuk kishte arritur në destinacion, pasi trageti ishte përplasur me një anije.
Redaksia e RTV“Ora News” ka kontaktuar menjëherë me Pengilin, i cili ka rrëfyer drejtpërsëdrejti gjithë ngjarjen.
Ndërkohë në emission ka telefonuar edhe prefekti i Durrësit Genci Alizoti i cili ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen ndërsa ka konfirmuar nisjen e operacionit të kërkim-shpërtimit.