Përplasja në Adriatik, Malta grup hetimor në Shqipëri
Mediat nga Malta kanë konfirmuar lajmin e mbytjes së anijes malteze në brigjet e Adriatikut.
Sipas tyre, ka qenë një mesazh SOS i dërguar nga anija e mallrave dhe e kapur roja bregdetare italiane që ka dhënë alarmin për përplasjes fatale.
Sipas mediave, anija “Reina 1” ishte duke udhëtuar drejt Malit të Zi, kur u përplas me tragetin Ankara.
Një zëdhënës maltez i autoriteteve të transportit ka deklaruar se një grup hetimor nga Malta do të udhëtojë në Shqipëri për të marrë pjesë në hetimin e mbytjes së anijes “Reina 1”.