E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce arrestohet nje 23 vjecar per vjedhje me arme

Forcat e policisë së Korçës arrestuan një shtetas pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me armë një lokal të premten në mbrëmje.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës bënë të ditur sot se struktuarat e Policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasit Marjol Kolonjari, 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e rënde”.

Dyshohet se 23 vjeçari Kolonjari, me armë dhe i maskuar, ka tentuar të grabisë lekët e një kazinoje, në vendin e quajtur blloku "Rinia", në Korçë.
Forcat e policisë, gjatë kontrollit në banesen e tij, gjeten dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një armë tip pistolete TT me disa fisheke si dhe një kapuç, me të cilat 23 vjeçari mendohet se ka tentuar të realizojë vjedhjen e kazinosë.

Çështja ndaj tij i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Korçë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›