Akuzat e Berishës, reagon Topi: Skam shkelur kurrë Kushtetutën
Tiranë- Nuk i kam shkeluar kurrë Kushtetutën dhe ligjet. Kështu ka deklaruar presidenti Topi ndaj akuzave të kryeministrit Berisha, sipas së cilave kreu i shtetit ka shkelur betimin.
Nga qyteti i Pogradecit, presidenti Topi tha se ai do të vazhdojë të kryejë rolin e tij, ashtu siç e përcakton edhe kushtetuta.
Në politikë qysh prej marrjes së detyrës se kam shkelur kurrë Kushtetutën dhe ligjet. Do vazhdoj të kryej detyrat e mia. Në futboll unë kam qenë lojtar i mesfushës, besoj edhe në politikë- u shpreh presidenti Topi.
Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë festës së verës në Pogradec, duke e vlerësuar këtë qytet si promovues të turizmit shqiptar.
I pranishëm në festën e verës edhe kryetari i bashkisë, Artan Shkëmbi ka deklaruar se kjo festë është kthyer tashmë në një traditë dhe mirëpret të gjithë dashamirësit e verës.
Kjo është një festë tradite që tashmë nuk e ka vetëm Pogradeci, por edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq pasi mes nesh ka edhe shumë dashamirës së verës, ambasadorë etj.- u shpreh Shkëmbi.
No related posts.