E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ekonomise debate per buxhetin 2011

TIRANEuml- Komisioni i ekonomise eshte perfshire sot nga debatet mbi buxhetin 2011 te miratuar ne seancen e fundit parlamentare.

Debatet ne komision kane ardhur pas kerkeses se institucioneve per shtim fondesh. Sipas deputetit te Partise Socialiste Arben Ahmetaj ne buxhet nuk jane parashikuar fonde per kompensimin e bizneseve te pajisura me kasa fiskale ndersa shton se po cenohet edhe autonomia vendore.

Deputeti i Partise demokratike Edmond Spaho iu kunderpergjigj me arsyetimin se grantet e pushtetit vendor nuk do te preken. Sipas tij kompensimet per kasat do te behen nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave.

Komisioni i ekonomise ka miratuar 100 mln leke shtese per Ministrine e Bujqesise nga 366 mln qe i kerkohej ndersa per ministrine e Mjedisit ka miratuar 20 mln leke nga 41.5 mln te kerkuara.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›