E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce percillet ne banesen e fundit taksisti i vrare

KORCEuml- Eumlshte percjelle ne banesen e fundit taksisti nga Devolli i ekzektuar mese 1 jave me pare. Qindra vete mes te cileve familjare e kolege te tij kane marre pjese ne ceremonine e varrimit ndersa kane tentuar te zhvillojne nje proteste qe nuk eshte lejuar nga policia.

Ata kerkuan vendim te drejte per vrasjen e Fredi Talellit disa dite me pare. Nderkohe numri i te ndaluarve per vrasjen e 36-vjecarit qe punonte si taksist ka arritur ne 6. Pas arrestimit te tre autoreve 16-vjecarit A. Xhacka dhe Elkero Revani 21 vjec nga Bilishti si dhe 19-vjecarit Domeniko Kumrija nga Elbasani te cilet akuzohen per vjedhje me arme me pasoje vdekjen te kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje policia e qarkut te Lezhes shoqeroi pasditen e djeshme dhe shtetasit me iniciale J. Z. banor i lagjes 3 ne Lezhe A. S. si dhe K. P te dy banore ne Ishull Lezhe te tre 16-vjecare ndersa jane gjetur nje automatik model 56 dhe nje kreher me 40 fisheke arme e cila dyshohet te jete perdorur per vrasjen e taksistit dhe targa e automjetit tip Benz Dv 203 A.

Trupi i taksistit Fredi Talelli u gjet i pajete ne te dale te fshatit Korite ne Korce mbremjen e se dieles 8 dite pas zhdukjes se tij.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›