E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Artan Zenelin, anëtar të Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar gjatë ditës së sotme emërimin e Artan Zenelit, anëtar të Gjykatës së Lartë, dekret i cili hyn në fuqi menjëherë. Në faqen zyrtare të Presidencës theksohet:
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j :
Neni 1
Zoti Artan Zeneli, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Z.Artan Zeneli aktualisht mban postin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës dhe njihet si një jurist profesional. Dekreti i Presidentit Topi, per Zenelin si anëtar i Gjykatës së Lartë do të kalojë më pas në Kuvend për miratim, një provë e dytë, pasi maxhoranca qeverisëse e ka rrëzuar njëherë kandidaturën e Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›