Rama: Administrata e rryshfetit është problemi jo taksat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë në lidhje me taksën progresiste.
“Ortakëritë e pushtetit për bizneset e veta janë problemi jo taksat!Administrata e rryshfetit është problemi jo taksat!Biznesi do rilindë! Kurse biznesit qeveria jonë do t`i rikthejë lirinë e konkurencës,do t`i heqë referencat e gjobat mafioze!Monopolet janë problemi jo taksat. Sa për taksën "marksiste" marrim shembull nga SHBA,BE dhe tërë vendet normale.S`mund të taksohen njësoj rrogëtarët dhe biznesmenet.Ndryshim! ” ka theksuar Rama.
“A blejnë sot më shumë a më pak rrogëtarët me "rrogat e rritura"?Blejnë më pak taksohen më shumë.Rritje rrogash me çmime fluturuese = KRIZË!” ka vijuar më tej Rama në Twitter.
Gjithashtu Rama ka reaguar edhe për deklaratat e kryeministrit Berisha për dimesionimin e programit për thithjen e trurit i njohur ndryshe si programi “Brain gain”.
“Thithjen e trurit nga jashtë s`mund ta realizojë një qeveri që di vetëm të bëjë propagandën e lavazhit të trurit me gënjeshtra,shpifje,baltë” ka shtuar më tej Rama.