Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton dy projektligje të rëndësishme
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot dy projektligje të rëndësishme, konkretisht projektligjin Për Ratifikimin e Marrëveshjes Ushtarake të Grantit Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë si dhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën e Roterdamit e cila ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga efektet negative të kimikateve të rrezikshme.
Në prezantimin e projektligjit, Për Ratifikimin e Marrëveshjes Ushtarake të Grantit Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes theksuan se marrëveshja parashikon dhënien e një granti prej 787.500 Lira Turke ekuivalente në dollarë amerikanë nga qeveria turke.
Ata theksuan se përmes këtij granti do të sigurohen materiale dhe shërbime, të cilat do të realizohen në përputhje me Protokollin e Zbatimit Logjistik.
Pasi u njohën me përmbajtjen e marrëveshjes, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan projektligjin.
Ndërkohë që gjatë shqyrtimit të projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Konventën e Roterdamit, ekspertët e Ministrisë së Mjedisit theksuan se konventa nxit tek palët përpjekjet për ndarjen e përgjegjësive dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre në tregëtinë ndërkombëtare të kimikateve të përcaktuara të rrezikshme me qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga rreziku potencial i kimikateve.
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve bënë disa sugjerime mbi përmbajtjen e projektligjit dhe më pas e miratuan atë duke e kaluar për votim në seancën plenare.
Pas miratimit të dy projektligjeve anëtarët e Komisionit të Ligjeve shqyrtuan propozimin e Këshillit të Ministrave për kandidaturën e zotit Altin Qoshja në funksionin e Avokatit të Prokurimeve.
Pasi dëgjuan prezantimin e zotit Qoshja, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan propozimin e Këshillit të Ministrave për kandidaturën e Avokatit të Prokurorimeve dhe e kaluan atë për miratim në seancë plenare.