E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artemije shkarkohet ne rangun e murgut

Pjesetare te policise se Kosoves kane larguar sot 20.11. ne oret e hershme te mengjesit nga manastiri i Duboki Potok te komunes se Zubin Potokut grupin e rebeluar te murgjve dhe ish peshkopin Artemije. Ne kete menyre tani te gjitha manastiret jane nen kontrollin e Eparhise se Rashkes dhe Prizrenit dhe Kosoves dhe Metohise thuhet ne nje kumtese te Eparhise.

Grindje brenda kishes ortodokse serbe

Policia e cila ne kete pjese te Kosoves perbehet kryesisht nga serbet e ka kryer me dinjitet punen e saj duke i larguar uzurpatoret nga manastiri pa perdorur dhunen theksohet ne kumtese. Nje incident i vogel eshte shkakuar vetem nga ish peshkopi Artemije i cili ishte ngujuar dhe nuk donte te dilte nga dhoma e tij. Peshkopi i pensionuar Artemije ka udhetuar mbreme per ne manastirin Duboki Potok afer Zubin Potokut ne veri te Kosoves megjithe ndalesen per te predikuar ne kisha e manastire te Kishes Ortodokse Serbe qe e ka shpallur organi me i larte i kesaj Kishe. Para disa ditesh Artemije kishte paralajmeruar formimin e kishes se re serbe te vecuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Nga kumtesa e sotme mesohet se ish peshkopi ne ngjarjen e mbremshme eshte mbeshtetur nga 40 murgj dhe dhjetera qytetare civile. Mbreme me nje vendim te Sinodit te Kishes Ortodokse Serbe Artemijes i eshte marre titulli peshkop dhe eshte kthyer ne rangun e murgut te thjeshte.

Autor Beta/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›