E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi takon anëtarin e PK-së së Kinës Liu Çi

Partia Socialiste po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme duke veçuar dy prioritete themelore, atë për të fituar kohën e humbur për integrimin e saj europian dhe perspektivën për t`i dhënë vendit një Rilindjeje Shqiptare.

Kështu është shprehur Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, njëherësh kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi gjatë një takimi me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës Liu Çi.
 

Sipas Ruçit, PS-ja kërkon t`i japë shqiptarëve një rilindje në aspektin politik, ekonomik, të rritjes së punësimit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke u ndalur në zhvillimet ekonomike dhe në krizën ekonomike kreu i Grupit parlamentar socialist tha se inkurajon biznesin kinez për të investuar në vendin tonë.
 

Nga ana e tij anëtari i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës Liu Çi tha se Kina mbështet aspiratat integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit u vu theksi në rritjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kreu i delegacionit kinez Liu Çi u shpreh se Partia Socialiste është një forcë shumë e rëndësishme politike në Shqipëri, që përpiqet për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke shprehur edhe admirimin për përpjekjet e PS në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›