E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve, miratohen ndryshimet në ligjin për noterinë

Ndryshimet në ligjin për noterinë u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, sipas të cilit zbatimi i këtij ligji shmang radhët e gjata dhe korrupsionit.

“Qëllimi kryesor dhe shqetësimi im kur në këtë reformë ishte se qytetarët nuk duhet të shkojnë më të rrinë në sportelet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Kjo do të shmangë tërësisht informalitetin.

Ndaj është një proces i cili sigurisht do të jetë i suksesshëm.”- deklaroi Halimi.

Ligji për noterinë mori vetëm votat e mazhorancës, ndërsa opozita abstenoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›