Ne dhjetorin e 90-s kryengritesit rumune sulmuan ambasaden shqiptare per te arrestuar ausheskun

Ata akuzonin se shqiptaret e kishin strehuar ne tunelin e dashnores se princit te tyre poshte ambasades
Pirro Vito tregon per momentet dramatike te vitit 1989 kur drejtonte ambasaden tone ne Rumani. Cfare ndodhi kur revolta antikomuniste kerkonte koken e Causheskut Lajmi i dhene ne radio se ai ishte futur ne ambasaden shqiptare nepermjet tunelit te nendheshem beri qe protestuesit te vershojne te egersuar ne dyert e ambasades sone ku kercenonin se do ta hidhnin ne ere
Ne miting qe ne castin kur situata doli nga duart arriti menjehere nje helikopter dhe e mori. Mesuam me mbrapa se e kishin cuar ne qytetin e Tergovishtit i cili ishte rreth 120 km larg Bukureshtit. Pastaj nga sa u kuptua po aty duhet te jete arrestuar.
Na rrethuan makinen dhe nuk po leviznim dot. Nje grup prej tyre hapen dyert e makines dhe po thoshin Shoku ambasador ne na mungon kjo apo ajo gje. Benin kerkesa te ndryshme te cilave as qe mund tu jepja jo me zgjidhje por as dhe nje mendim. Do te kalonte shume kohe qe te terhiqeshim me veshtiresi nga gjithe ajo turme e ekzaltuar qe te mund te arrinim ne seline e ambasades.
Kur kryengritesit po merrnin situaten ne dore u nderpre transmetimi ne televizor. Ne ate cast dola menjehere te bulevardi Aviatoret i cili te conte ne sheshin ku po zhvillohej demonstrimi i armatosur. Aty nuk munda te ecja me tutje se ne rruge vershuan tanket dhe qielli skuqte nga bresherite e armeve. Kuptohej qe kishte dhe te vrare.
Gjate transmetimit te lajmeve ne nje stacion radioje u dha njoftimi i cuditshem se Caushesku eshte futur ne ambasaden shqiptare nga nje tunel qe ekzistonte ne bodrumet e saj. Pas kesaj nuk vonoi shume dhe nga njerezit e revoltuar na u be nje telefonate me anen e te ciles na kercenonin se ne qofte se nuk do te dorezonim Causheskun do te hidhnin ambasaden ne ere.
Une me te gjithe personelin e ambasades nderkohe qe kishim izoluar ne nje dhome grate dhe femijet morem armatimin dhe municionin dhe zume ne oborr pozicionet luftarake gati per zjarr.
Ne ate gjendje alarmi ne mes te bores dhe te te ftohtit kemi ndenjur tre dite.
Une gjithashtu i kerkova Tiranes qe per efekt sigurie te me lejonte te digjja dokumentacionin sekret te arkives
Si ra komunizmi ne Rumani
Arrestimi i nje prifti u perdor si shkak i fillimit te levizjes
Komunizmi ra pas 1500 te vrareve nga demonstruesit
Dhe
Ekzekutimit te vete liderit Nikolaes Caushesk me 10 janar 1990
Ka qene mesi i vitit 1989 kur Rumania u perfshi nga nje zemerate e pashpallur popullore. Ekonomia e atij vendi ne ato momente ka qene ne pikat me kritike qe mund te kishte kaluar ndonjehere. Njerezit ne ate kohe e kalonin kohen vetem ne radhet e gjata per te marre ushqimet me te domosdoshme per mbijetese. Ne familjet rumune mungonte dhe buka e gojes. Sipas statistikave ekonomike te atij vendi behet e ditur se pikerisht ne ate vit lideri komunist po i jepte fund borxhit shteteror prej 20 miliarde dollaresh qe kishte ndaj partnereve te tij ekonomike. Por gjendja e krijuar si rezultat i asaj borxhshlyerje nuk mundi te perballohej nga populli i cili po solidarizohej perdite per goditje fatale ndaj politikes se kuqe causheskane. Kjo ndodhi pikerisht ne 15 dhjetor te atij viti kur shpertheu levizja e pare e armatosur ne qytetin e Timoshoares ku shkak u be vetem arrestimi i nje prifti nga forcat shteterore. Pas saj u bene dhe protesta te tjera deri sa arriti 21 dhjetori ku mitingun e organizuar nga vete Caushesku ne qender te Bukureshtit populli e shnderroi ne nje perplasje te armatosur. Vete Causheku u evakuua ne menyren me urgjente me helikopter. Ne fundin e muajit ato revolta shenuan vetem ne Bukuresht shifren e mbi 1500 te vrareve por se fundmi edhe arrestimin e Caushekut nga ana e Frontit te Shpetimit Kombetar te krijuar ne daten 25 dhjetor. Pas kesaj ngjarjeje ajo etape e pergjakshme perfundoi me ekzekutimin e Causheskut dhe bashkeshortes se tij. Ne 10 janar 1990 qeveria e re antikomuniste e porsakrijuar mori atributet e plota juridike.
Ambasada shqiptare kishte qene banese e princit te Rumanise
Ai kishte ndertuar nje tunel te nendheshem per te shkuar te e dashura
Kohe me pare kur Rumania ka qene mbreteri ne ate godine ku ishte vendosur ambasada jone kishte banuar princi Karol i cili kishte nje te dashur qe nuk ishte larg prej aty. Princi per te shkuar per te e dashura e tij Lupeska kishte ndertuar pikerisht nje tunel ne bodrumet e shtepise dhe qe e nxirrte te shtepia e saj. Keshtu princi Karol shkonte per tek e dashura e tij Lupeska ne rruge nentokesore dhe pa u kuptuar nga kush. Me vone kjo e fshehte u mesua nga te gjithe. Prandaj ne momentet kur turmat kerkonin te gjenin Causheskun u mendua qe ai mund te ishte futur nepermjet tunelit ne ambasaden tone aq me shume qe ne ishim dhe ambasada e nje vendi komunist
HYRJE
Ne dy numrat e kaluar te intervistes se zotit Pirro Vito lexuesi i standard u njoh me momentin kur atij iu komunikua detyra e vecante diplomatike. Pergatitja paraprake dhe shkuarja ne ambasade. Masat qe mori per te percjelle letrat kredenciale para Causheskut dhe si e perjetoi ate takim emocional.
Situatat e papritura ne fundin e vitit 1989 ku Rumania u perfshi nga revoltat popullore kunder regjimit dhe vete liderit komunist. Ate muaj ndodhen shume fenomene te paimagjinuara me pare te cilat i adresoheshin vete udheheqesit te propaganduar per vite me radhe si Zeusi i vendit Nikolaes Caushesk. Konkretisht incidenti i pare i atyre diteve i cili paralajmeronte dhe stuhine kunder politikes se kuqe ndodhi ne paraden e madhe ushtarake ku nje grua e revoltuar hyri duke uleritur dhe share Causheskun pikerisht ne kuadratin qe parakalonte duke kenduar himnin e tij ndersa vete Caushesku si gjithe te pranishmit e ndoqi kete moment nga tribuna qendrore e parades. Por ate incident do ta pasonin te tjere te tille sic ishte dhe rasti i revoltimit te gruas se tij Elenes e cila deklaroi per te ngulur njerezit ne hunj apo rasti tjeter ku perbetimit te Causheskut se nuk do te toleronte antikomunizmin studentet iu pergjigjen duke konkretizuar fabulen e venies se molleve ne deget e rrepave.
Revoltat antikomuniste ne Bukuresht arrijne kulmin. Ne deboren e atij fund dhjetori te vitit 1989 dalloheshin vetem kufoma dhe mbllaca gjaku si dhe dridhje te ajrit dhe skuqje te qiellit nga bresherite e pafundme te te gjitha llojeve te armeve dhe te municioneve te cilat ishin ne doren e kryengritesve.
Pa pritur dhe pa kujtuar ne mes te asaj zallamahie te paprecedente turma i drejtohet ambasades sone qe ishte shume afer sheshit kryesor ku luhej e gjithe ajo tragjedi.
Ajo kerkon nga ambasadori shqiptar Pirro Vito te dorezoje Causheskun e fshehur ne godinen e ambasades. Kjo ndodhi pas nje lajmi te transmetuar nga nje stacion radioje i cili kishte theksuar se Caushesku qe kerkohej prej disa ditesh nga kryengritesit per tu arrestuar ishte fshehur pikerisht ne ambasaden komuniste shqiptare ne te cilen kishte hyre prej tunelit te nendheshem te saj.
Nuk kishte ngelur rruge tjeter per ambasadorin dhe per te gjithe personelin e ambasades sone ne ato momente vecse te vetembroheshin. Skish asnje mundesi tjeter sqarimi perballe nje turme te irrituar ne ekstrem.
Keshtu qe personeli i asaj ambasade me ne krye vete ambasadorin Vito te armatosur deri ne dhembe kane ndenjur ne pozicion zjarri ne oborrin e mbuluar nga debora per te mbrojtur jo vetem grate dhe femijet qe ishin strukur ne nje nga dhomat e ambasades por edhe godinen e saj ne te cilen ndodhej arkivi dhjeteravjecar. Keto dhe te tjera detaje rrefehen per Standard pikerisht ne intervisten e meposhtme te ish-ambasadorit tone te asaj periudhe ne Bukuresht Pirro Vito.
Vijon nga numri i kaluar
Zoti Pirro e mbyllem intervisten e numrit te kaluar me shperthimin e revoltave antikomuniste ne qytetin Turnuseverine ku u detyrua te shkoje aty vete Caushesku. Do te ishim te interesuar te dinim se si nisen ato revolta pikerisht ne kryeqytetin rumun i cili mund te konsiderohej edhe bastion i komunizmit
Ka qene data fiks 21 dhjetor pasi perkon me nje dite me mbrapa dites qe kryeqyteti ishte gdhire me molle neper rrape te vendosur gjate nates nga studentet. Ato molle sic u shpreha edhe ne numrin e kaluar kishin te benin me simboliken e kunderpergjigjes qe studentet i bene Causheskut i cili u kishte thene si me krahasim per te pamunduren se demokracia ne Rumani do te vinte kur rrepet te benin molle.
Pikerisht ate dite pra ne 21 dhjetor kur pa nje dite me pare veprimin e studenteve me rrepet organizoi nje miting te madh ne sheshin kryesor te Bukureshtit. Kuptohej lehte qe i kishte hyre frika shume megjithese mundohej te mbante veten. Atje u detyrua te bente disa premtime minimale dhe qesharake qe kishin te benin me shtesa pagash.
Ju e ndoqet ate miting
Jo asnjeri nga koleget e ambasades nuk shkoi. E ndoqem ne televizor qe nga selia e ambasades e cila ishte afer sheshit ku zhvillohej mitingu. Mirepo zemerata popullore kishte arritur ne ate pike sa qe theniet e Causheskut e revoltuan se tepermi turmen. Kjo gje solli perleshje te medha mes popullit dhe forcave te shtetit. Pikerisht ne kete moment kulminant kur turma po merrte situaten u nderpre transmetimi ne televizor. Dola menjehere per te pare se cfare po behej. Arrita te bulevardi Aviatoret qe te conte ne sheshin ku po zhvillohej jo me mitingu por demonstrimi. Aty nuk munda te ecja me tutje se ne rruge vershuan tanket dhe kudo degjoheshin bresherite e automatikeve. Kuptohej qe kishte edhe te vrare. Situata kishte arritur kulmin qe nuk dihej se kur do ti vinte fundi.
Ju pate me syte tuaj njerez qe po vriteshin
Nuk mund te them gje te sakte. Pashe njerin qe u rrezua jo shume larg meje. Nuk e di nese vdiq apo ishte i plagosur. Pas tre diteve kur dy nga koleget e ambasades vajten ne nje spital te Bukureshtit ku kishte vdekur nje qytetar nga Korca pane se korridori spitalit ishte mbushur me kufoma.
Cfare ndodhi me Causheskun qe ishte i pranishem ne kete miting-perleshje
Ne miting qe ne castin kur situata doli nga duart arriti menjehere nje helikopter dhe e mori. Mesuam me mbrapa se e kishin cuar ne qytetin e Tergovishtit i cili ishte rreth 120 km larg Bukureshtit. Pastaj nga sa u kuptua po aty duhet te jete arrestuar.
Ku e arriti kulmin ajo revolte
Ajo nuk po mbaronte me por perkundrazi po merrte perpjesetime cdo ore dhe me te medha. Kudo degjoheshin vetem zhurma dhe bresheri armesh. Rastesisht pikerisht ne darken e po asaj dite ne ishim ftuar ne ambasaden turke ne nje pritje. Kur dolem ne mesnate nga ambasada dhe po ecnim me makine per ne seline e ambasades sone pame qe turmat kishin mbushur jo vetem sheshin kryesor te kryeqytetit por edhe rruget e rrugicat. Ato i ndeshem qe pa u afruar te sheshi kryesor. Na rrethuan makinen dhe nuk po leviznim dot. Nje grup prej tyre hapen dyert e makines dhe po thoshin Shoku ambasador ne na mungon kjo apo ajo gje. Benin kerkesa te ndryshme te cilave as qe mund tu jepja jo me zgjidhje por as dhe nje mendim. Do te kalonte shume kohe qe te terhiqeshim me veshtiresi nga gjithe ajo turme e ekzaltuar qe te mund te arrinim ne seline e ambasades. Mbrapa bene zjarre ku digjeshin veprat e Causheskut.
A ekzistonin strukturat e shtetit dhe a funksiononin ato ne kete situate
Nuk merrej vesh fare se kush e kishte ne dore pushtetin dhe ckompetenca kishte ai. Megjithate ne telefon na moren nga Ministria e tyre e Jashtme dhe na thane te benim kujdes se ne ambasade mund te futeshin elemente terroriste.
Cfare kontakti patet konkretisht me ate ministri kur shperthyen revoltat
Qe te nesermen e nates qe po flasim kur ne ngelem ne mes te sheshit mes protestuesve na therresin urgjentisht ne Ministrine e tyre te Jashtme. Ata e kerkonin kete takim ne mes te nates me urgjencen me te madhe. Keshtu beme une me nje koleg te ambasades shkuam pa humbur kohe. Atje me priti ministri i Jashtem me zevendesin e tij dhe dy persona te tjere. Sa shkova me kerkuan te njoftoja menjehere Tiranen dhe ta informoja per sa po ndodhte aty duke me theksuar me nje tension te jashtezakonshem se ne shtetin e tyre ishte ne rrezik pavaresia integriteti dhe sovraniteti i popullit prandaj kerkonin mbeshtetje nga qeveria e Tiranes. Ajo duhej te dilte me nje qendrim te vetin kunder kesaj levizjeje.
Une u thashe se per sa me kerkonin do te njoftoja menjehere qendren.
E njoftuat
Sigurisht qe Tirana u njoftua per cdo gje. Por ne kohen kur ne do te jepnim informacionet per qendren situata pati evoluime akoma me te shpejta. Revoltat arriten kulmin. Ka qene pikerisht data 22 dhjetor. Kudo degjoheshin bresheri dhe thirrje. Veprimtaria e shtetit ishte paralizuar nga revolta popullore tanket dhe autoblindat shurdhonin kudo. Ne darken e po asaj dite situata u rendua dhe ne rrugen para selise se ambasades sone. Koha ka qene jashtezakonisht e ftohte. Debora qe vazhdonte te binte e kishte ulur temperaturen ne ndash 15 grade. Ne rrugen ne krah te ambasades tone shkonte turma drejt televizionit. Kudo madje shume afer selise sone degjoheshin shperthime te fuqishme. Ne fillim u degjuan tanket dhe autoblindat qe leviznin me shpejtesi. Situata ishte teper kritike. Qielli u skuq nga bresherite e armeve. Nderkaq moren ne telefon nga Ministria e Jashtme dhe na thane te benim kujdes se ne ambasade mund te futeshin elemente terroriste. Per me teper nje radio gjate transmetimit te lajmeve tha se Caushesku eshte futur ne ambasaden shqiptare nga nje tunel qe ekzistonte ne bodrumet e saj. Pas kesaj nuk vonoi shume na behet nje telefonate. Sic duket ka qene dikush nga njerezit e revoltuar. Ne ate telefonate ku receptorin e kisha ngritur une na kercenuan se do te na hidhnin ambasaden ne ere. Gjithsesi une nuk u tregova gje kolegeve te mi pasi do te ngjallja panik.
Kishte ne te vertete tunel ne bodrumet e ambasades
Po kishte. Kohe me pare kur Rumania ka qene mbreteri ne ate godine ku ishte vendosur ambasada jone kishte banuar princi Karol i cili kishte nje te dashur qe nuk ishte larg prej aty. Princi per te shkuar per te e dashura e tij Lupeska kishte ndertuar pikerisht nje tunel ne bodrumet e shtepise dhe qe e nxirrte te shtepia e saj. Keshtu princi Karol shkonte per tek e dashura e tij Lupeska ne rruge nentokesore dhe pa u kuptuar nga kush. Me vone kjo e fshehte u mesua nga te gjithe. Prandaj ne momentet kur turmat kerkonin te gjenin Causheskun u mendua qe ai mund te ishte futur nepermjet tunelit ne ambasaden tone aq me shume qe ne ishim dhe ambasada e nje vendi komunist. Por ata nuk dinin nje gje. Qe ai tunel ishte bllokuar me beton dhe as qe funksiononte prej 20 vitesh.
Moret masa ne kete rast
Patjeter qe morem. Ato dite kishim futur thuajse te gjithe familjaret e personelit te ambasades te cilet banonin ne hyrje te ndryshme ne Bukuresht. Brenda saj ishin strehuar shume gra dhe femije. Ne sapo degjuam bresherite pafund te plumbave qe fershellenin ne cdo drejtim morem grate dhe femijet ne nje dhome ku nuk kapej nga plumbat. Jo vetem kaq por morem masa qe te izolonim edhe dritaren e dhomes ku vendosem ata. Nderkohe me te gjithe personelin e ambasades morem armatimin dhe municionin qe kishim ne dispozicion dhe u pozicionuam per te bere ruajtjen e objektit te ambasades. Ne ato caste pame se edhe polici i cili duhej te merrej me ruajtjen e ambasades nuk ishte me ne vendrojen e tij para portes kryesore te saj. Ne ate situate ai kishte lene sherbimin dhe ishte larguar. Pas ketij konstatimi ndersa rruga jashte oshtinte nga protestat dhe fershellimat e plumbave njoftuam ne Ministrine e Jashtme te tyre per te thene se ambasada kishte mbetur pa roje. Nga matane telefonit jepeshin pergjigje qe do ta kishin parasysh dhe do te merrnin masa por as gje me teper nuk behej dhe skishte si te behej.
Me ke kontaktuat ne Ministrine e tyre te Jashtme
Ne nuk e dinim se me ke bisedonim. Ne merrnim ne numrin e telefonit qe kishim per ministrine po se kush pergjigjej dhe me ke flisnim as qe e dinim.
Kishit municion
Kishim armatimin qe ne ate kohe kishin ne dispozicion te gjitha ambasadat sipas rregullave. Kishte ardhur koha qe i gjithe personeli i saj te armatosej dhe te qendronte gati per ta mbrojtur ate ne cdo rast. Situatat po gjeneronin me shpejtesi. Kishim mesuar se deri ne mbremjen e asaj dite numri i te vrareve ishte mbi 1000. Keshtu qe nuk premtonte asnje logjike apo me mire te shprehem se gjithcka mund te ndodhte. Pse jo nuk perjashtohej edhe ndonje sulm i drejte per drejte ne godinen e ambasades sone pasi dihej qe ishte ambasade e nje shteti komunist dhe se ajo levizje ne thelb dhe ne ide ishte antikomuniste. Per me teper sic thashe me lart Ministria e Jashtme rumune na njoftoi per te treguar kujdes se ne ambasade mund te futeshin elemente terroriste.
Do te qellonit ne rast se do te mesynin ne drejtimin tuaj
Sot qe po flas une them shyqyr qe nuk pati nderhyrje te drejte per drejte se nuk dihej se cfare mund te benim. Ne nuk kishim per qellim te vrisnim dhe as te dhunonim kend por vetem te mbronim veten tone dhe te gjithe personelit te ambasades ashtu sic kishim detyre te mbronim gjithe godinen e saj me dokumentacionin e shumte qe ishte grumbulluar ne vite. Keshtu qe u armatosem dhe zume pozicione te mos lejonim fatalitetet qe permenda me pare.
Patet probleme
Jo nuk arriten te nderhynin deri brenda portes. Kemi konstatuar qe ne nje moment ishin 2-3 persona qe kishin kaluar brenda oborrit por nuk pati ndonje problem pasi ata u larguan me nje nga tanket qe ishte ne rrugicen para ambasades.
A lejohej te mbanit arme
Ju shpjegova edhe pak me pare se ambasada kishte arme dhe municion ne dispozicion te saj ashtu si te gjitha ambasadat e tjera te cilat perdoreshin ne raste te jashtezakonshme. Sipas rregullave vetem ne rast se sulmohej.
Ju gjate asaj kohe nuk dilnit fare nga ambasada
Kemi ndenjur dy-tri dite pa levizur nga territori i saj. Ishte situate shume e rende. Cdo gje kishte dale nga kontrolli. Te nesermen i kerkova Tiranes te me lejonte te asgjesoja te gjitha kopjet e dokumenteve qe mbanim prej dhjetera vitesh ne ambasade te cilat ishin kopje e atyre qe ishin derguar me kohe ne Shqiperi pra te korrespondences. Kjo behej qe te merrnim masa te mos binte ne dore te elementeve te huaj arkivi sekret i ambasades. Morem miratimin dhe pas kesaj i dogjem te gjitha. Ketu lindi nje problem me vete pasi me vone kur erdhem ne Shqiperi dhe u nderruan pushtetet u bene rrotacionet politike. Me kerkonin llogari per problemin e dokumenteve.
Pse nuk u evakuuat nga territori rumun derisa te rivendosej situata
Nuk u larguam se nuk u pa e arsyeshme. Madje nuk ishim ne te vetmit qe ndenjem pa levizur nga godinat e ambasades. Ashtu ndenjen edhe personelet e pak ambasadave te tjera p.sh. ambasada angleze dhe ajo peruane te cilat u dogjen dhe u bene shosh nga plumbat madje ambasadori anglez nga sa mesova kishte shpetuar per fije te perit. Ata e pesuan me keq sepse ndodheshin shume afer televizionit ku u zhvilluan luftime te ashpra. Ketu eshte rasti te theksoj se te gjithe koleget e ambasades sone nuk manifestuan shenja frike por ruajten ne menyre te admirueshme gjakftohtesine. Te gjithe punuan me perkushtim per te menjanuar ndonje incident te padeshiruar diplomatik qe per fat te mire nuk na ndodhi.
Kishte ambasada qe u larguan
Patjeter kishte madje shume. Pjesa me e madhe e tyre nga sa degjuam shkuan ne qytetin Ruse te Bullgarise.
Vijon neser