E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne ditet me kritike te pushtetit te vet ushesku i kerkoi ndihme Ramiz Alise

Ish-ambasadori i Shqiperise ne Rumanine e vitit 1989 Pirro Vito deshmon per ditet e fundit te jetes se Nikolaes ausheskut. Betimet histerike se pushteti i tij do te ishte i pavdekshem dhe gjakatar. Situatat ekstreme kur Elena aushesku urdheroi qe kokat e prera ti vendosnin ne hunj gardhi

Ne ato momente tragjike per pushtetin komunist Tirana refuzoi edhe pjesemarrjen ne kongresin tij te fundit

Neser do te lexoni

Ngjarja e jashtezakonshme e ndodhur ne Rumanine e vitit 1989 kur kryengritesit antikomuniste sulmuan ambasaden shqiptare. Ata besonin se Caushesku i cili kerkohej te arrestohej ishte fshehur aty

Cfare ndodhi me personelin e ambasades kur nga godina e saj ishin larguar rojet e sigurise per faktin se qeveria komuniste ishte shpallur e rrezuar... etj.

Ne 23 gusht u zhvillua parada e madhe ushtarake te cilen lideri Caushesk e ndiqte qe nga tribuna qendrore e saj.

Ne nje moment ndersa tribunes qendrore i afrohej nje kuadrat me sigurimsa te cilet duke ecur me hap rreshtor kendonin kengenndashhimn per Causheskun u shkeput nga turma nje grua dhe mori drejt rreshtave te kuadratit. Ajo duke bertitur dhe share Cusheskun tentoi te hynte deri ne mes te parakaluesve te cilet tashme i ishin afruar shume tribunes nga po vezhgonte vete Caushesku.

Ne mitingun e 19 dhjetorit thirrjes popullore per ndryshim Caushesku iu pergjigj me shprehjen e tij te preferuar

Do te rrezohet socializmi ne Rumani kur shelgu te beje lule aromatike dhe rrapet te bejne molle.

Te nesermen e dates 20 Bukureshti u gdhi me rrapet e mbushura me molle te cilat studentet i kishin varur gjate nates.

Elena qe mbahej gjoja shkencetare e madhe gruaja me intelektuale dhe me e kulturuar e vendit por qe populli i vet kishte vite qe bente humor me figuren e saj per ate ngjarje makabre u shpreh

Pse si ngulet te gjithe ne hunj gardhi

Kush eshte Pirro Vito

Pirro Vito ka lindur ne Nivan te Gjirokastres ne vitin 1941. Arsimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes. Pas kesaj ne vitet 1954-1958 ka vijuar studimet e pergjithshme ne gjimnazin e Gjirokastres. Per tre vjet 1958-1961 ka punuar si mesues ne fshatrat e atij rrethi. Ne vitet 1961-1963 kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak. Ne vitin 1963 ai ngjitet ne shkallet e Universitetit Shteteror ku kryen studimet ne fushen e drejtesise te cilat i perfundoi ne me rezultate te shkelqyera ne vitin 1967. Viti 1968 ishte viti kur Pirro Vito do te ushtronte profesionin e gazetarit ne gazeten e njohur dhe me potence te asaj kohe Bashkimi. Pikerisht ne ate gazete ai mbulonte ngjarjet ne Ceki te cilat ne ate periudhe kishin zhvillime te paparashikuara. Ne muajin tetor te vitit 1968 kur u denoncua Traktati i Varshaves Viton e therret Ramiz Alia dhe i tha se do te shkonte pedagog ne Universitetin e Tiranes. Per dhjete vjet ne universitet ku ai punoi deri ne vitin 1977 dha mesim ne disa lloj lendesh si Filozofi Histori e PPSH-se Teori e Shtetit dhe e se Drejtes E Drejta Civile ne shume fakultete duke filluar ne Inxhinieri Filologjik Gjeologji Mjekesi Ekonomik Institutin e Fizkultures Shkencat Politike e Juridike etj. Dhjete vjet me vone ne vitin 1977 kur kishte fituar nje pervoje te admirueshme ne fushen e arsimit ai emerohet ne sektore te rendesishem ne aparatin e Ministrise se Jashtme e cila ne ate periudhe eshte drejtuar nga Nesti Nase dhe Reiz Malile ku punoi deri ne vitin 1989. Pirro Vito arriti qe ne detyren e nendrejtorit te Drejtorise se Dyte te asaj ministrie te behej nje njohes i problemeve te perendimit me te cilat merrej pikerisht kjo drejtori. Specifika e vecante e karrieres se tij te punes eshte se ne vitin 1978 ai pati nje perplasje me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Kjo ndodhi pasi ai nuk pranoi publikisht kerkesen e kryeministrit per te punuar si keshilltar i tij per sektorin e kultures. Kundershtimi qe iu be Mehmet Shehut nga Pirroja befasoi shume persona kryesisht punonjes prane aparatit te Kryeministrise. Kete sic thote dhe vete Pirroja e beri pasi nuk ndihej kompetent per ate drejtim qe i jepej. Aq me shume qe ne kulture mund te beje gabime te paimagjinueshme politike vetem ne nje konkluzion apo ne dhenien e nje vleresimi te nje vepre letrare e kulturore. Ky kundershtim para Kryeministrit do ti kushtonte goxha ambasadorit te ardhshem. Ai nga nendrejtor i Drejtorise se Dyte do te kalonte per nje kohe ne arkivin e asaj ministrie. Me vone pikerisht pak kohe pas vdekjes se Mehmet Shehut ai do te merrte postin e nendrejtorit te Drejtorise se Pare e cila mbulonte vendet e lindjes dhe Azine dhe ne vitin 1982 emerohet drejtor i Drejtorise se Organizatave Nderkombetare detyre te cilen e kreu deri ne vitin 1989 kur ai emerohet ne detyren e ambasadorit te Shqiperise ne Rumani. Ajo periudhe per koincidence korrespondon me revoltat antikomuniste qe perfshine ate shtet te cilat sollen rrezimin te liderit te njohur Causheskut me te cilin zoti Vito pati disa takime pak kohe para se ai te rrezohej dhe ekzekutohej. Detyren e larte diplomatike ne shtetin e Rumanise Vito e kreu deri ne korrikun e vitit 1992. Pastaj kalon serish ne Ministrine e Jashtme ku mbulonte Greqine. Do te ishte viti 1993 ku ai do te dilte i papune.

Hyrje

Rumania komuniste e drejtuar nga lideri i saj historik Nikolaes Caushesk ne fundin e vitit 1989 u perfshi nga revoltat popullore kunder regjimit dhe vete liderit komunist.

Ate muaj deri ne rrezimin arrestimin dhe ekzekutimin e tij ndodhen shume fenomene te paimagjinuara me pare te cilat i adresoheshin vete udheheqesit te propaganduar per vite me radhe si Zeusi i vendit Nikolaes Caushesk.

Pirro Vito ka qene pikerisht ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne ate vend i emeruar vetem pak muaj para se aty te ndodhnin ngjarjet e pergjakshme prej te cilave do te viktimizohej dhe vete lideri historik i komunizmit te atij shteti Nikolaes Caushesku.

Konkretisht per hollesite e atyre diteve vete zoti Vito deshmon per lexuesin e Standard me nje cikel intervistash teper interesante ne te cilat hidhet drite mbi ngjarje qe u japin pergjigje pyetjeve te tilla si

Si iu komunikua atij detyra e vecante per te perfaqesuar diplomatikisht vendin tone ne ate shtet takimi i tij i pare me Causheskun dhe pershtypjet qe ai kishte per Shqiperine. Si vijuan faktoret qe sollen ndryshimet e medha ne ate vend dhe si e perjetonte personeli i ambasades tone gjithe ate levizje te pergjakshme te ndodhur vetem pak metra larg selise se saj. Pse e dogjen gjithe dokumentacionin e arkivit te ambasades. Kontaktet qe ishin me Ministrine e Jashtme te Rumanise ne ato dite ku vdekja korrte me dhjetera jete njerezish ne cdo ore dhe kerkesa urgjente e autoriteteve te atjeshme per tu ndihmuar nga qeveria shqiptare ne ato dite tragjike te pushtetit te tyre. Gjenerimi i situates deri ne ekzekutimin e Causheskut. Marredheniet qe ambasada jone vendosi me pushtetin e ri demokratik te rivendosur brenda pak ditesh pas vdekjes se Causheskut etj.

Te dhena keto teper interesante qe me se shumti kane te bejne per situatat qe kalonte personeli i ambasades sone komuniste ne vendin qe pushteti i kuq numeronte ditet e fundit.

Ne numrin e kaluar te intervistes se zotit Pirro Vito lexuesi i standard u njoh me momentin kur atij iu komunikua detyra e vecante diplomatike. Pergatitja paraprake dhe shkuarja ne ambasade. Masat qe mori per te percjelle letrat kredenciale para Causheskut dhe si e perjetoi ate takim emocional etj.

Nderkohe

Ne numrin e sotem zoti Vito deshmon pikerisht per Rumanine komuniste e drejtuar nga lideri i saj historik Nikolaes Caushesk ne fundin e vitit 1989 e cila u perfshi nga revoltat popullore kunder regjimit dhe vete liderit komunist. Ate muaj ndodhen shume fenomene te paimagjinuara me pare te cilat i adresoheshin vete udheheqesit te propaganduar per vite me radhe si Zeusi i vendit Nikolaes Caushesk. Konkretisht incidenti i pare i atyre diteve i cili paralajmeronte dhe stuhine kunder politikes se kuqe ndodhi ne paraden e madhe ushtarake ku nje grua e revoltuar hyri duke uleritur dhe share Causheskun pikerisht ne kuadratin qe parakalonte duke kenduar himnin e tij ndersa vete Caushesku si gjithe te pranishmit e ndoqi kete moment nga tribuna qendrore e parades. Por ate incident do ta pasonin te tjere te tille sic ishte dhe rasti i revoltimit te gruas se tij Elenes e cila deklaroi per te ngulur njerezit ne hunj apo rasti tjeter ku perbetimit te Causheskut se nuk do te toleronte antikomunizmin studentet iu pergjigjen duke konkretizuar fabulen e venies se molleve ne deget e rrepave.

Keto dhe te tjera deshmi interesante e ndodhur ne ato dite ne Rumani te cilat sic u shprehem na i percjell ne intervisten ne vijim vete ambasadori yne i asaj kohe ne Bukuresht zoti Pirro Vito.

Vijon nga numri i kaluar

Zoti Pirro nga intervista juaj e numrit te kaluar thate qe gjendja ekonomike e Rumanise ne vitin 1989 po rrokullisej ne menyre te pershpejtuar.

Ju personalisht kishit nxjerre ndonje konkluzion pse ndodhte nje gje e tille

Mund te flas per nje gjendje shume te veshtire ekonomike ne ate shtet te pakten qe nga periudha 1989 kur une shkova vete aty. Ketu e kishin zanafillen dhe revoltat qe me mbrapa moren perpjesetime te jashtezakonshme. Mesova se Caushesku kishte marre deri atehere deri ne 13 miliarde dollare borxh te cilat se bashku me 7 miliarde qe ishte interesi shkonin plot 20 miliarde dollare qe atyre ju duhej ti shlyenin.

E vecanta e ambicieve te Causheskut eshte se deri ne fund te vitit 1989 ai i shleu pothuajse te gjitha ato borxhe.

Mirepo kjo solli pasoja te jashtezakonshme ne ekonomine vendase. Ne tregun rumun u arrit qe gjate asaj periudhe te mungonin deri te artikujt me te nevojshem ushqyes. Mungonin qe nga dritherat e bukes e le per te folur per te tjerat. Natyrshem kjo kishte sjelle pakenaqesi te madh ne popull i cili per cdo gje qe do te blinte do te kalonte ore te tera ne radhet e gjata te tregut te varfer. Kjo bente ate qe pakenaqesia popullore te shtohej perdite.

A e kishit detyre ta ndiqnit ate situate te jashtezakonshme qe ndodhte ne vendin ku ju ishit akredituar

Ne kishim detyre te vezhgonim dhe per cdo gje informonim ne Ministrine tone te Jashtme. Duhet thene se qe nga prilli kur une mora detyren deri ne 23 gusht kur u zhvillua parada e madhe ushtarake e tyre e me pas deri ne dhjetor ngjarjet evoluuan ne menyren me te pazakonshme dhe me te paparashikuar.

Eumlshte folur se ne ate parade te fundit te regjimit te Causheskut te bere rreth tre muaj para rrezimit dhe ekzekutimit te tij ka pasur edhe nje incident

Eumlshte e vertete se ka pasur nje incident. Ate dite qe do te zhvillohej parada ne dhe gjithe Trupi Diplomatik i akredituar ne vendin e tyre na kishin vendosur ne nje nga tribunat anes asaj qendrore ne te cilen gjithashtu kishin zene vend udheheqesi Caushesk dhe Komiteti Politik Ekzekutiv i Partise se tij. Ne nje moment ndersa kishte jo pak kohe qe kishte filluar parakalimi dhe ndersa tribunes qendrore i afrohej me hap dhe kenge rreshtore nje kuadrat i sigurimsave te cilet kendonin nje kenge pikerisht per Causheskun befasisht na kapi syri nje grua qe duke uleritur ne menyre te zhurmshme dhe alarmante iu afrua kuadratit duke tentuar te hynte ne radhet e tij madje te shkonte per ne qender. Ishte nje kurajo e madhe e saj por edhe nje skandal i jashtezakonshem per autoritetin e shtetit komunist qe ne ate moment po demonstronte forcen e tij. Ky per Causheskun ishte nje sinjal jo i mire.

Cfare ndodhi me tej me gruan e guximshme

Ketu nuk flitet nese ajo arriti te bente gje pasi u bllokua ne menyren me te rrufeshme qe ne momentin e pare pa mundur te arrinte ate cka kishte pasur per qellim por fjala ishte te gjesti dhe te mesazhi qe ajo demonstroi. Nje veprim i atille ne te vertete simbolizonte nje zemerate te madhe popullore. Ai mllef i prezantuar ne ate menyre i papare deri ne ato dite gjate gjithe historise se sundimit komunist ne ate shtet ishte nje skandal i vertete.

Pak kohe me vone aty u zhvillua dhe kongresi i partise rumune i cili zgjati aty te tre-kater ditet.

Ky kongres u mbajt nje muaj para pushkatimit te Causheskut

Po. Ai qe deri atehere ishte kthyer ne legjende u rrezua dhe u ekzekutua jo me mbrapa se nje muaj nga momenti kur mbante dhe ate kongres te famshem te partise se vete. Pak dite para fillimit te punimeve te tij me thirri sekretari i Komitetit Qendror per Propaganden dhe me dorezoi nje ftese per udheheqjen tone te merrte pjese ne kongresin e tyre.

Ishte e gatshme Tirana zyrtare te tregonte predispozitet per nje parti qe i kishte oret e numeruara

Ceshte e verteta ajo nuk u tregua e gatshme. Megjithate edhe ne kur e percollem ftesen per ne Tirane nuk e vinim ne dyshim qe do te refuzohej dhe ashtu ndodhi. Ma merr mendja se nje gje te tille e ka ditur edhe vete udheheqja rumune pasi kishte kohe qe ishte pozicionuar nje qendrim i tille i distancuar midis dy udheheqjeve tona.

Mund te pershkruani se cfare ndodhi ne te vertete ne ate kongres

Sic thashe edhe ne fillim te kesaj interviste kishte kohe qe situata politike ne ate shtet ishte tejet e renduar. Njerezit flisnin dhe akuzonin shume hapur. Megjitheqe lideri Caushesk mundohej qe te rezistonte me egersine me te madhe per te mos leshuar fill ne drejtim te demokratizimit te asnje elementi te jetes ne vend. Keshtu dhe ne ate kongres u vu re nje iniciative e jashtezakonshme e Causheskut per ta paraqitur gjendjen sa me te shendoshe dhe te jepte mesazhet se ai vend nuk luan as nje grime nga rruga e zgjedhur komuniste. Ne salle ishin mbi tre mije delegate. E vecanta qe binte lehte ne sy ishte se salla ishte mbushur me sigurimsa. Ishin pothuajse nje e treta e delegateve te tille. Ata ishin vendosur neper vendet mes delegateve. Ishin marre masa ekstreme per te perballuar cdo te papritur. Kjo gje paraqiste nje situate goxha te rende. Ne popull ato dite vec entuziazmit qe ishte perhapur se do te hapeshin me perendimin ishte hapur edhe nje thashethemnaje tjeter qe pikerisht ne ate kongres do te shmangej nga udheheqja kryesore e partise dhe Caushesku. Prandaj ne sallen e kongresit dominuan dy parulla E para ishte Caushesku - Rumania te na rroje miqesia dhe Caushesku do rizgjidhet. Ne perfundim te atij kongresi ndodhi ajo qe pritej. Ne udheheqjen kryesore te Partise u rizgjodh serish Caushesku dhe shume persona te klanit te tij.

Si u prit perfundimi i pandryshueshmerise

E verteta eshte se pas kongresit nuk ndodhi ai mobilizimi qe kishte menduar Caushesku por e kunderta destabilizimi. Ai kishte menduar qe ne ate kongres te jepte mesazhet e vendosmerise se ecjes ne rrugen e pakthyeshme te komunizmit dhe te shuante cdo mendim apo tentative se do te mund te arrinte dicka. Mirepo kur u pa kjo vendosmeri e atij njeriu te patundur ne qendrimet e veta filloi menjehere reagimi i mases se madhe te njerezve.

Ku u duk destabilizimi

Se pari ne rendimin e metejshem te situates ekonomike ne vend. Ne radhe te pare filluan reagimet nga jashte vendit. Ne Berlin Varshave Paris Bruksel Moske etj. beheshin mitingje kunder regjimit te Causheskut. Kjo ndodhi se po shikohej qe ai nuk kishte ndermend te levizte nga vendi. S ka dyshim se ne zhvillimin e ngjarjeve qe cuan ne permbysjen e regjimit te Causheskut ndikuan edhe faktore te tjere qe kishin te benin me luften e ftohte midis lindjes dhe perendimit.

A patet takim tjeter me Causheskun gjate atyre diteve

Ne ishim takuar dhe 2-3 here pas dorezimit te letrave kredenciale te cilat une ju thashe edhe pak me pare ishin takime te shkurtra dhe thjesht protokollare. Megjithate ato dite qe po flasim dhe qe kishin shperthyer protestat ne disa kryeqytete te Evropes ne patem nje takim disi interesant dhe te cuditshem. Ne ato dite ka qene zhvilluar nje panair nderkombetar ku dhe ne si shtet kishim organizuar pavijonin tone. Presidenti Caushesku beri nje vizite ne ekspozite ku ne pak kohe arriti dhe ne pavijonin tone. Nuk ndenji shume vec pak minuta. Na takoi na pershendeti shprehu dhe njehere konsiderata te vecanta dhe se fundmi duke na takuar serish u largua per te vijuar viziten ne pavijonet e tjera.

Ndihej i tronditur ne paraqitje te jashtme

Dukej shume i lodhur dhe i stresuar gje qe ishte e natyrshme per te qe deri ne ate kohe kishte drejtuar me dore te hekurt. Sigurisht nuk e kishte te thjeshte qe te perballonte nje situate te tille ku te mbisundonte oponenca masive ndaj jo vetem politikes se tij qeverisese por edhe vete atij si person. Neve na ishte dhene nje dhurate nga Ministria jone e Tregtise per tia dhene atij kur te vizitonte pavijonin tone ne panair por aty per aty une mendova qe te mos ia jepja dhuraten. Mendova qe cna duhej nje gjest afrimi me teper me njeriun qe nuk e kishte mire davane me popullin e vete. Pra nuk doja te beja nje afrim qe diplomatikisht ne ato momente ishte jo ne interes te vendit tone.

Cfare mendonit ju ne ato momente per liderin e vendit ku ju ishit akredituar

Duhet thene se ne ato situata Causheskut dhe regjimit te tij po i vinte fundi ne menyre teper te shpejte. Ne kete kohe kishte evoluar shume situata antikomuniste si ne Hungari Poloni e gjetke pergjithesisht ne Vendet e Lindjes. Nikolaes Caushesku konsiderohej si Jetimi i Perestrojkes.

Gjithashtu ne menyre te qellimshme u botua dhe ne gazeten Skentea organ i Partise Komuniste Rumune nje fotografi ku ishte Caushesku dhe Kryeministri rumun Dhaskalesku. Ajo gazete qe kishte botuar foton ne fjale fliste pikerisht per takimin qe Gorbacovi kishte bere me kreret e vendeve te lindjes. Ne fotografi ndersa Gorbacovi ishte duke folur Caushesku ishte me veshtrim te ngulur nga dera gje qe tregonte se nuk ishte aspak dakord me ato cka fliste Gorbacovi. Dihet roli i Gorbacovit me Perestrojken dhe Gllosnostin e tij. Kryeministri Dhaskalesku mbante duart mbi fytyre te cilen e kishte ulur poshte duke pare perdhe. Ishte nje fotografi qe beri shume pershtypje.

Le te ndalemi te ai takim i Gorbacovit qe tashme ka hyre ne historine e levizjes antikomuniste boterore dhe qe dihet qendrimi i liderit rumun Caushesku i cili absolutisht nuk kishte ndermend te solidarizohej me kete rryme te re qe po perfshinte globin. Cfare veprimesh ndermori ai konkretisht per te demonstruar mosmiratimin nga ana e tij per ndryshimet qe kerkonte koha

Pas atij takimi Caushesku kerkoi thirrjen e nje plenumi te jashtezakonshem te Komitetit Qendror te Partise se tij. Ne kete plenum ai nuk kerkoi as me shume dhe as me pak por ate qe duhej te forcohej ne maksimum ligji. Kjo do te thoshte se diktatura do te fliste me gjuhen ekstreme. Ajo ishte thirrje per te ulur koken ata qe kishin ndermend te perfshiheshin ne levizjen antikomuniste. Pas kesaj per te joshur masen e njerezve ai filloi nga propagandat absurde deri te deklaratat se do ta bente monedhen rumune lein luan te socializmit. Ne kuptonim se ai qendronte euforik pa kuptuar se cpo ndodhte ne nje kohe qe gjendja ne shtetin e tij po precipitonte ne te kundert me nje shpejtesi te madhe. Nderkaq me sa mundnim ne ndiqnim zhvillimin ne vendet e tjera. Mbaj mend qe ambasadori gjerman ne nje takim me ka folur per bashkimin e Gjermanise por tha ai per te realizuar kete gje qe tashme nuk ka as nje diskutim duhet vepruar me nje kujdes te madh qe te behet me mendje dhe jo me zemer.

Si i perjetuat ju si Trup Diplomatik levizjet e fundit popullore qe po i jepnin goditjen fatale Causheskut dhe sistemit te tij komunist

Ishte 15 dhjetori i po atij viti pra 1989. Sic ju thashe ne fillim te kesaj interviste gjithcka filloi dhe mbaroi brenda muajve te pare kur une shkova me detyren diplomatike. Une i dorezova Causheskut letrat kredenciale ne prill ndersa ai u permbys dhe u ekzekutua ne dhjetor. Mbaj mend qe para se te fillonin revoltat perfundimtare me erdhi ne zyre ambasadori i Finlandes i cili me kerkoi te njoftoja Tiranen per nje grup specialistesh te vendit te tij qe do te shkonte ne Shqiperi. Ne keto momente ai me thote se do te nisej me pune ne qytetin e Timoshoares. Kemi parasysh se ka qene pikerisht ai qytet ne te cilin filluan shkendijat qe sollen levizjet e medha ne Rumani. Une i them ambasadorit qe kur te kthehet prej andej te na sjelle ndonje lajm se cfare po ndodhte aty pasi kishim degjuar se situata politike ishte shume e nxehte. Une nderkohe informoja Ministrine tone te jashtme per cdo gje dhe kjo ndodhte ne menyre te vazhdueshme.

Nuk vonoi shume kur ambasadori i Finlandes ishte larguar dhe me te vertete pikerisht ne Timoshoara ndodhi ajo qe pritej. Aty pati nje revolte te madhe popullore si ajo qe kish ndodhur me pare ne Brashove. Shkaku ishte arrestimi nga ana e forcave shteterore te nje prifti madje me kujtohet edhe emri i tij quhej Lazlo Tekesh. Pas atij arrestimi pati reagime te medha nga ana e popullit. Ne kete gjendje zemerata e mases i kaloi kufijte u krijuan turmat e revoltuara qe cuan ne konfliktet qe permenda.

Pati te vrare

Ketu ishte e gjithe ceshtja se pati kunderveprime dhe si rezultat i te cilave pati shume te vrare nga masat e popullit. Urdhrin dhe orientimin forcat shteterore e kishin qe te qellonin ne rast kunderveprimi politik. Ishin pikerisht te vraret e Timoshoares te cilet sollen shperthimet e fuqishme dhe te menjehershme te protestave ne Rumani qe ne pak dite rrezuan nje regjim te instaluar prej shume e shume vitesh.

Si reagoi Caushesku

Ne momentet kur ndodhen ngjarjet e Timoshoares vete Caushesku ishte per nje vizite ne Iran me te cilin Rumania kishte marredhenie shume te mira pasi ishin ne mes interesat e naftes prej te ciles Rumania perpunonte mbi 30 milione tone ne vit. Sa mesoi per ngjarjen ai eshte kthyer ne menyren me urgjente nga Irani por ishte teper vone pasi nderkaq vendi i tij ishte perfshire i teri nga revoltat.

Ai sa mberriti ne Bukuresht mblodhi menjehere Komitetin Politik Ekzekutiv te Partise ku mbajti nje fjalim mjaft te ashper ne drejtim te forcimit te masave ekstreme madje mjaft te ashpra qe duhej te merreshin per te perballuar situaten qe kerkonte ti dilte nga dora. Me e ekzaltuar ne ate situate ishte e shoqja e tij e cila me deklaratat e papergjegjshme qe leshoi ne drejtim te njerezve e revoltoi masen mbi piken kritike aq sa revolta u be e paperballueshme nga forcat shteterore.

Pse cfare deklarate leshoi ajo

Elena qe mbahej gjoja shkencetare e madhe gruaja me intelektuale dhe me e kulturuar e vendit por qe populli i vet kishte vite qe bente humor me figuren e saj per ate ngjarje makabre u shpreh Pse si ngulet te gjithe ne hunj gardhi. Pas kesaj dihet se cfare mund te ndodhte nga turma e irrituar qe i mungonte ne shtepi deri te buka e gojes.

Ku arriti situata pas kesaj

Ne daten 19 dhjetor Caushesku shkoi ne qytetin Turnuseverine ku mbajti nje fjalim teper pompoz me te cilin iu kundervu me force dhe ne menyren me te prere si presioneve te jashtme ashtu edhe te brendshme. Me sa mbaj mend ai ne mes te tjerash u shpreh Do te rrezohet socializmi ne Rumani kur shelgu te beje lule aromatike dhe rrapet te bejne molle.

Ne mbremjen e se nesermes pra ne daten 20 studentet e Bukureshtit varen molle neper rrapet qe ishin anes rrugeve. Keshtu sinjali ishte teper sinjifikativ pasi nje dite me mbrapa rrapet ishin plot me molle. Por nga ana tjeter patrullat e forcave shteterore shikoheshin ne rruge dhe rrugica ne sheshe lulishte etj.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›