E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miraton projektligjin për EULEX-in

Komisioni i ligjeve për Kuvendin e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Krahas Albulena Haxhiut, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte kundër miratimit të këtij projektligji, përfaqësuesit e partive të tjera në komision kanë votuar “pro”, me arsyetimin se Kosova ka nevojë të mëtejshme për ndihmë ndërkombëtare në sundimin e ligjit.

Projektligji do të proçedohet më tej sipas Rregullores dhe vendimit të Kryesisë së Kuvendit, thuhet në kumtesën e Zyrës për media të Kuvendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›