E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI: Rritet mitmarja gjatë 2011-ës


Në një raport të Transparency International theksohet se mitmarrja është rritur në vitin 2011.

Organizata për mbikëqyrjen e korrupsionit tha se qeveritë kanë qenë të rezervuara në luftimin e këtij problemi për shkak të krizës globale ekonomike.

Raporti tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë më shumë përpjekje për të identifikuar kompanitë dhe zyrtarët që përdorin ryshfet me qëllim që të sigurojnë kontrata.

Raporti thotë se ekonomitë e mëdha, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Brazilin, kanë bërë pak përparim, ndërsa Meksika nuk ka përmbyllur asnjë rast të mitmarrjes në 2011, ndërsa ka hapur vetëm dy hetime.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›