E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen "i shqetësuar" për lirimin e Safarov

Gjate nje kursi trajnimi te NATO-s, Ramil Savarov, i cili vuante denimin e perjetshem per vrasjen e nje oficeri armen,ndersa sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se eshte i shqetesuar rreth amnistise se ushtarit te Azerbaxhanit. Rasmusen tha se vrasja e vitit 2004 në Hungari, ishte një krim i tmerrshëm dhe nuk duhet të justifikohet.

Tensionet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit janë përshkallëzuar pasi presidenti i Azerbejxhanit Ilham Alijev e fali oficerin, menjëherë pasi u kthye në Azerbejxhan rreth një javë më parë.

Lidhur me këtë Rasmusen, tha se do t`ia shprehë shqetësimet e tij udhëheqësve të Azerbejxhanit, gjatë vizitës së tij këtë të premte.

Hungaria, ku oficeri ka qenë i burgosur, thotë se e ekstradoi oficerin, pasi kishte marrë garanci nga Azerbejxhani se dënimi i njëjtë do të zbatohej edhe në atë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›