Incident në bregdetin e Egjeut, fundoset anija me 58 klandestinë

Të paktën 58 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e fundosjes se nje anije qe dyshohej qe transportonte emigrante te pa ligjshem ne Turqi.Ngjarja eshte shenuar në bregdetin e Egjeut, në perëndim të Turqisë.
Nga raportimet e mediave turke mesohet se varka kishte në bordin e saj shumë njerëz nga Iraku dhe Siria.
Dhjetëra të mbijetuar raportohet se ia kanë dalë të notojnë deri në breg, pas fundosjes së anijes, ndërsa lidhur me incidentin e rëndë janë arrestuar dy persona.
Pozicioni i saj gjeografik, si një urë nga Azia në Evropë, ka kohë që e ka shnderruar Turqine ne një destinacion dhe pikë tranziti për emigrantët, duke u nisur nga Afrika Nën-Sahariane e deri te Azia Jugore.