Siguracionet: monopol, mungon konkurrenca
Autoriteti Mbikëqyrës Financiar jo Bankar raportoi në Komisionin e Ekonomisë për vitin 2007. "Edhe pse i zgjeruar tregu i sigurimeve ka probleme . Niveli i dëmeve të paguara ulet në raport me standartet", u shpreh kryetarja e Autoritetit Elisabeta Gjoni. Sipas saj, çmimet e fiksuara për sigurimin e mjeteve motorrike pengojnë konkurrencën.
Duke folur përpara deputetëve në Komision, Gjoni thekson se vlerësimi i dëmeve të shkaktuara është nën nivelin e kostos reale.Xh.L