E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe rajoni i Piemontes në Itali, mundësi bashkëpunimi në disa sektorë

Xhovani Firera dhe Hajredin Fratari, president i Konfindustrise Shqiptare

Ambient, ndërtim, energji, ndoshta edhe turizëm. Këta janë sektorët që mund të lidhin me fije të dyfishta Piemonten me Shqipërinë.

Ja se pse një javë më parë, 17 sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare kanë zhvilluar në Torino një takim me 53 kompani, një event që u hapi rrugën 210 takimesh pune.

Ardiana Karakashi, shefe e zyrës së hapur një vit më parë në Tiranë nga Enti i Dhomave Torineze, shprehet: Vendi ynë është shumë pranë Italisë, të gjithë flasin italisht, puna e krahut kushton pak dhe është e kualifikuar.  Për më tepër, është një vend në zhvillim e sipër. Për shembull, ka një projekt për ndërtimin e 140 centraleve hidroelektrike.

Dhe këtu në Torino kemi sjellë një kompani, Delia Energji, e cila planifikon të investojë 40 milionë euro për të realizuar dy të tillë.

Më tej vijnë menaxhimi i mbetjeve urbane, ndërtimi i rrugëve, plani urbanistik i Tiranës, i cili parashikon dy linja tramvaji dhe shtatë pole zhvillimi.

Sot ky shtet ballkanik është si Italia në vitet 60, është shprehur Xhovani Firera, president nderi i zyrës që Konfindustria Shqiptare ka hapur në Torino vjeshtën e kaluar.    / La Reppublica / Përgatiti: G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›