E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Misioni EULEX në Kosovë, deri në 2014

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që misioni i BE-së në Kosovë, EULEX të vazhdoje së paku deri në qershor të vitit 2014, duke premtuar se ai do të jetë më i fuqishëm, më i vogël dhe më efikas.

Kjo lëvizje u bë pas ripërtitjes së fundit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

EULEX-i po e bën një punë të mirë dhe të rëndësishme në mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë, tha në deklaratën e saj shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe shtoi se në të ardhmen, më tepër përgjegjësi do të duhet të merren nga autoritetet lokale.

Bashkimi Evropian synon reduktimin e personelit të misionit për 25%, si pjesë e rikonfigurimit, që ka për qëllim reflektimin e progresit të arritur dhe zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve BE-Kosovë, ka njoftuar Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, do të ketë fokus special në sektorin e drejtësisë në Kosovë, derisa ai mbetet sfida kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›