Presidenti Topi dekreton ligjin për pronën

Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar ligjin për pronat. Dekreti mban datën e sotme dhe ndoshta mund të jetë ligji i fundit që Topi dekreton si president. Presidenti Topi dekreton; Shpalljen e ligjit nr. 56/2012 Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar. Shpalljen e ligjit nr. 57/2012 Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish – ndërmarrjeve bujqësore. Shpalljen e ligjit nr. 58/2012 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të ndryshuar, njoftohet në faqen e presidencës. /F.S/