E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve shtyn ligjin për Gjykatën e Lartë

Komisioni i ligjeve ka shtyrë sot shqyrtimin nen për nen të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë. Gjithçka erdhi pas debateve mes deputetëve të PS dhe të PD në Komisionin e Ligjeve për projektligjin për Gjykatën e Lartë.

Opozita e pranishme në komision ka kërkuar ndërprerjen e shqyrtimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, me pretendimin se ai ështeë i pasaktë dhe do kohën e mjaftueshme për t’i kushtuar vëmendje të veçantë për shkak të rëndësisë që ka.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky ligj nuk është i saktë dhe për këtë duhet parë me kujdes. Sipas tij shqyrtimi i ligjit duhet të shtyhet, derisa opozita të sjellë amendimet e saj në lidhje me funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Ndaj Xhafës ka reaguar kreu i komisionit, Ilir Rusmali, i cili ka deklaruar se opozita po synon sërish bllokimin, edhe pse sipas tij nuk ka asnjë argument për këtë.

Ndërsa kryetari i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli ka theksuar se ligji nuk mund të ecë parë pa votën e opozitës. Sipas tij deputetët e PS duan ta bllokojnë ligjin se nuk kanë argument.

“Drafti duhet të ecë para dhe PS-ja duhet të heqë dorë nga paketa kushtetuese. Nëse PS-ja formulon kërkesën që nuk e voton ligjin atëherë ai do të hiqet nga rendi i ditës” shtoi Rusmajli.
 

Ndërsa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka theksuar se me ligjin për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore dhe Gjykatës së Lartë kërkohet që t`i shpëtohet ndikimit politik në gjyqësor.
 

“Ramë dakord të miratonim ligjin për Gjykatën e Lartë,kur kaluam Gjyk. Administrative. PS-ja në 8 vitet e qeverisjes ka emëruar anëtarët në Gjykatës së Lartë duke i marrë nga mitingjet” ka theksuar Halimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›