E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca gjyqësore dhe Gjykata e Lartë sot në Komisionin e Ligjeve

Komisioni i ligjeve do të nisë sot shqyrtimin nen për nen të dy projektligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë
 

Ligji për për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombëtare dhe Gjykatës së Lartë prej një jave ka nisur diskutimin dhe seancat dëgjimore me grupet e interesit, ndërsa sot nis shqyrtimi më i detajuar i tyre.
 

Një ditë më pare në komisionin e ligjeve, kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa u shpreh pro propozimit socialist për zgjedhjen me 84 vota të anëtarëve të këtij institucionit, variant i cili sipas saj duhet të aplikohet dhe për Gjykatën Kushtetuese.
 

Ajo propozoi që anëtarët e kësaj gjykate të jenë gjyqtarë që kanë 20 vjet përvojë pune dhe jo 13 siç parashikohet në draftin e ministrisë së drejtësisë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›