Heqja e imunitetit, PD e PS me draft të përbashkët

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakort për një draft të përbashkët për heqjen e imunitetit. Dy relatorët, Pandeli Majko nga PS-ja dhe Edi Paloka nga PD-ja kanë rënë dakort që të pranohet drafti I opozitës për çështjen e heqjes së imunitetit.
Në një prononcim për mediat, deputeti PS-së Pandeli Majko theksoi se është përmbyllur një fazë me rëndësi për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij negociatat me Partinë Demokratike u bënë në bazë të propozimeve të PS-së.
“Do të vijojmë me hapat e mëtejshëm dhe shpresojmë të kemi vullnet. Nuk vëmë kushte duam të kemi debat publik me PD-në si për nenet për imunitetin. Jemi të gatshëm edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese dhe shpresojmë të merremi vesh si dy palë për ndryshimet e tjera. Kushtetuta nuk i përket partive politike, por publikut” ka theksuar Majko.
Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka është shprehur se mazhoranca ka pranuar 90 përqind të draftit të propozuar nga PS-ja me arsyen e vetme që të arrihet një konsensus për ta votuar më datën 6 gusht.