E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e Kosovës: Jahjaga-Nikolic takim në OKB?

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikolic do t’i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të dyja palët janë të gatshme për realizimin e këtij takimi, por kanë disa kushte.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës Express se New Yorku mbetet opsioni më i mundshëm për te realizuar këtë takim simbolik të Presidentes së Kosovës me Presidentin e Serbisë.

Janë duke u shqyrtuar disa opsione për një takim ndërmjet dy liderëve. Por, aktualisht më i mundshëm është takimi i tyre në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i akredituar në Prishtinë.

Asambleja e Përgjithshme është mundësi ideale që lajmi mos të ketë pompozitet, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›