E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha të shprehet publikisht për pikat e opozitës

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar sërish kryeministrit Berisha të shprehet publikisht nëse është i gatshëm të bashkëpunojë për propozimet e paraqitura nga opozita.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se kryeministri duhet të shprehet publikisht për të gjitha pikat e ofertës duke u shprehur qartë do apo s`do të bashkëpunojë me opozitën.
 

“Saliu duhet të shprehet qartë jo duke folur sikur ka arrorë në gojë por duke thënë copë do apo s`do ta përfundojmë reformën zgjedhore në muajin mars. Duhet të thojë a është dakort t`i adresohet ODIHR-it apo Komisionit të Venecias për propozimet e opozitës që nuk i duken të arsyeshme, dhe të angazhohet që reforma zgjedhore të përfundojë” ka theksuar Rama.

Rama gjithashtu theksoi se opozita nuk është kundër krijimit të Gjykatës Administrative por është kundër formimit të një tjetër gjykate të korruptuar.

“Shumë kanë kërkuar një gjykatë Administrative. Kemi dëgjuar atë që kërkoni ashtu siç kenm dëgjuar edhe spekulim. Ne nuk jemi kundër gjykatës administrative, por jemi kundër një gjykate që shtohet në hallkën e gjykatave të korruptuara të Saliut” ka theksuar Rama.

Gjithashtu Rama deklaroi se gjendja ekonomike, në të cilën e ka futur qeveria vendin është mjaft e rëndë dhe se taksat që qytetarët duhet të paguajnë për mallrat jetike janë të padurueshme.

"Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Me Saliun do të ketë vetem rritje të çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht premtimeve për ulje të saj", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›