E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni ligjor, PD propozon ndryshime në Kushtetutë

 

Partia demokratike ka propozuar ndryshime në Kushtetutë. Sipas përfaqësuesve të PD-së duhen bërë ndryshime kryesisht në nenet për zgjedhjen e presidentit dhe mocionit ndaj kryeministrit. Sugjerimet e PD-së janë kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka konsideruar këtë një atentat ndaj dokumentit të rëndësishëm në vend. Propozimet shtesë për Kushtetutën janë bërë sot nga përfaqësuesit e PD-së gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Sipas idesë së hedhur nga përfaqësuesit e mazhorancës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet me 5 raunde dhe në raundin e fundit, zgjedhja mund të bëhet me shumicë të thjeshtë. Sa për mocionin ndaj kryeministrit demokratët kërkojnë që të ndryshojë procedura e kërkesës së mocionit dhe ky i fundit të kërkohet nga 1/5 e deputetëve . Vendosja e mandatit të kufizuar për kryeprokurorin ka qenë një tjetër propozim i PD. Por propozimet për shtesa në kushtetutë janë kundërshtuar nga opozita, duke i konsideruar atentat ndaj kushtetutës. Ndërsa Nikollë Lesi ka hedhur mendimin që presidenti të zgjidhet nga populli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›